BallinaPertej“Pacienti zero” identifikohet në Muriqan dhe jo në Hanin e Hotit

“Pacienti zero” identifikohet në Muriqan dhe jo në Hanin e Hotit

INVA HASANALIAJ

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, babë e bir përkatësisht 54 dhe 28 vjec, që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë në datën 26 shkurt. Sipas ministrisë kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga  drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit. 

Po sot në një media, mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluar, pasi vinte nga Firence, e cila ishte një zonë e paprekur ende nga virusi vdekjeprurës në Itali.

“Faktoje” ishte në 5 mars në  dy vendkalimet kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, për të verifikuar një deklaratë të ministres së Shëndetësisë për masat e marra kundër koronavirusit. Nga ky verifikim konstatuam disa problematika si mungesa e mjekëve në të dyja  pikat kufitare dhe mungesa të veshjeve specifike për infermieret që kontrollonin udhëtarët në Han të Hoti.

“Faktoje” gjithashtu në verifikimin e  saj të mëparshëm bëri të ditur se në pikat kufitare udhëtarët kontrolloheshin mbi bazën e  një liste shtetesh të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë ku kontrollet bëheshin dhe regjistroheshin vetëm për ata shtetas të cilët vinin nga vende që kanë pasur historik të infektimit nga ky virus.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img