BallinaFaktometerE PavërtetëOrjola Pampuri: Rreth 202.000 shqiptarë të larguar nga vendi, nga janari deri në nëntor të 2018-ës

Orjola Pampuri: Rreth 202.000 shqiptarë të larguar nga vendi, nga janari deri në nëntor të 2018-ës

KLEVIS PALOKA

Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari i vitit 2018 deri në nëntor të po këtij viti, janë larguar rreth 202.000 shqiptarë, nga të cilët nuk është kthyer asnjëri. Diferenca mes ikjeve dhe kthimeve po sipas INSTAT është rreth 300.000 persona në vit, shifër kjo shumë e lartë për një vend me një popullatë si Shqipëria”, kështu shprehej nëpërmjet një postimi në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri.

                                                                                                                                                                                                Postimi i Orjola Pampurit në Facebook, 14 Janar 2019

Duke u nisur nga kjo deklaratë e deputetes Pampuri, “ Faktoje” kontaktoi me Institutin e Statistikave për të pyetur në lidhje me të larguarit nga Shqipëria për vitin 2018, si edhe për vitet e mëparshme.

Sipas përgjigjes së INSTAT-it, për periudhën janar-nëntor 2018 nuk disponohen të dhëna, ndryshe nga ç’pretendon deputetja Pampuri.

Ndërsa diferenca mes ikjeve dhe ardhjeve në Shqipëri që nga viti 2014 deri në 2017 po sipas INSTAT-it është si më poshtë:

Siç shihet edhe nga të dhënat e INSTAT-it, në vitin 2014 diferenca mes emigrantëve dhe imigrantëve është 21.785, për 2015-ën është 20.600, për 2016 është 9.473, dhe për vitin 2017 është 14.902.

Duke u nisur nga fakti se për vitin 2018 nga INSTAT-i nuk ka të dhëna dhe se shifrat e të larguarve dhe të ardhurve nuk përputhen me ato që deklaron Pampurin, deklaratën e deputetes demokrate do ta klasifikojmë si GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img