.

.

BallinaPremtimeNga trami tek autobusët elektrikë, saga e premtimeve për transportin publik në Tiranë ndër vite

Nga trami tek autobusët elektrikë, saga e premtimeve për transportin publik në Tiranë ndër vite

INVA HASANALIAJ & MERXHAN DACI

Transporti urban në Tiranë me tram apo autobusë elektrikë, janë premtime  që qytetarët e Tiranës i dëgjojnë prej më shumë se një dekade. Por ajo që shohin e përjetojnë çdo ditë nëpër stacionet e autobusit në kryeqytet është dëshpëruese. “Faktoje” iu rikthye premtimeve të dy kryebashkiakëve Basha e Veliaj, një ditë pas publikimit të videos për transportin urban

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Vitet e fundit premtimet për transportin urban në Tiranë kanë qenë të shumta.

Ish-kreu i bashkisë Lulzim Basha ishte promotori më i madh i tramvajit, projekt i cili nuk u realizua kurrë.

Kryebashkiaku aktual Veliaj, njihet për deklaratat e tij të herëpas’hershme se në Tiranë do përdoren autobusët elektrikë për transportin urban. Por 2 vite pasi u testuan, në Tiranë s’ka ndonjë autobus elektrik që do të ndihmonte në përmirësimin e këtij trasporti.

“Faktoje” kërkoi për deklaratat dhe premtimet e bëra në vite dhe konstatoi se ato nuk janë mbajtur.

10 qershor 2014

Prezantimi i projektit të tramit.

Lulzim Basha: “Itinerari Kombinat-Kinostudio do të përshkohët për vetëm 24 minuta. Transporti me tram do të ulë koston e përgjithshme të transportit dhe do të ofrojë një shërbim më të shpejtë dhe cilësor. Pavarësisht se nuk u zgjidh kush e përmendi i pari tramin, e kishin të dy kandidatët, kryetari i bashkisë përfundoi projektin, ish –kryetari ka mundësinë të tregojë seriozitetin dhe përkushtimin duke angazhuar atë levë që do të angazhonte çdo qeveri europiane”.

Projekti i tramvajit i cili llogaritej të kushtonte rreth 160 milionë euro nuk u financua dhe mbeti në letër edhe pse ishte promovuar dhe premtuar shumë herë nga Basha.

26 tetor 2017

Testohet autobusi i parë elektrik në Tiranë.

Ne do të krijojmë një kompani publike të transportit nëse nuk do të na përgjigjen operatorët privatë në këtë shkallë modernizimi”, tha Veliaj.

9 nëntor 2018

“Lajmi i mirë që na erdhi nga qeveria dhe Ministria e Transporteve ishte se ne do të rikthejmë trenin në Tiranë ku ka qenë stacioni i trenit. Kemi zgjedhur një lloj treni hibrid, do të thotë që treni punon me karburant pasi lë Tiranën, por sapo hyn në Tiranë punon me energji elektrike. Pra do të kemi një tren si ato që kemi parë jashtë shtetit.

Kjo ishte deklarata e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në njësinë numër 9. Por ky nuk është premtimi i parë për sa i përket përmirësimit të transportit qytetas nga Veliaj.

26 mars 2019

Gjatë prezantimit të shërbimeve të reja të aplikacionit “Tirana Ime”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se synohet që flota e taksive në kryeqytet do të jetë 100% elektrike ose hibride, të cilat do të sjellin më pak ndotje.

100 për qind e autobusëve do të jene elektrik brenda vitit 2030, një operacion që e fillojmë tani dhe që do të kemi 11 vite kohë që çdo vit të ndryshojë flota. Një autobus elektrik sot kushton gjysmë milionë euro. Do të na duhet të jemi kreativë dhe në mënyrën se si do të financojmë edhe projekte të tilla”, tha Veliaj.

Sot në Tiranë operojnë jo më shumë sesa dy kompani taksish elektrike.

9 maj 2019

Në një tjetër takim publik me temë “Green Cities Improve Lives” Veliaj tha:

Ambicia jonë është që në këtë mandat të dytë pjesën më të madhe të financimeve të BERZH-it ta fokusojmë në atë që quhet programi i qyteteve të gjelbërta, ku ne duam fokus shumë të madh te transporti elektrik.”

7 tetor 2019

Veliaj: “Jemi në pritje të autobuzëve elektrikë teksa asemblohen edhe vijnë në Tiranë”

Duke parë këto deklarata e premtime nga njëra anë dhe realitetin ku është transporti urban sot, shohim se hendeku është shumë i madh. “Faktoje” ka vëzhguar vazhdimisht kushtet në transportin urban në Tiranë dhe ka konstatuar se ato nuk janë përmirësuar edhe pas shtrenjtimit të biletës, thuajse tre vite më parë. Qytetarët mund ta bëjnë vetë dallimin mes premtimeve të politikës së ditës për transportin urban dhe situatës sot, përmes kësaj vidoeje të publikuar.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img