.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNASA nuk ka publikuar këtë foto të kultivimit të frutave në Mars

NASA nuk ka publikuar këtë foto të kultivimit të frutave në Mars

Pretendimi: NASA ka publikuar një foto të astronautëve që kultivojnë fruta në Mars

Verdikti: I pavërtetë / Foto AI

Në postime të shpërndara në rrjetet sociale është publikuar një foto, ku shfaqen një grup astronautësh, duke mbjellë pemë në hapësirë. Sipas pretendimeve, ata janë në Mars, duke theksuar se po ndërtojnë atje, atë që po shkatërrojnë në tokë. 

“Një ndër fotot e publikuar nga NASA duke pretenduar për arritjet në Mars. Ata ditë e natë bëjnë shkatërrime në tokë, pasi ajo është e rregulluar dhe të pacipët dalin e thonë po ndërtojmë në Mars”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Do të ishte bukur që një pamje e tillë të ishte e vërtetë dhe njerëzimi të kishte nisur kultivimin e prodhimeve bujqësore në terrenin e vrazhdë për jetën në planetin Mars.

Nëse do të shohim me vëmendje imazhin, vihet re se në fund të saj tregohet që është një foto e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Me anë të mjeteve të kërkimit, ne zbuluam edhe shumë foto të tjera të krijuara me AI, ku shfaqen astronautët në hapësirë duke mbjellë pemë. Në këto imazhe tregohet qartë që ato janë të krijuara nga programet e Inteligjencës Artificiale.

Në bëmë dhe një verifikim të fotos nëpërmjet programit AI or not, ku rezultoi se imazhi është i gjeneruar nga programe të Inteligjencës Artificiale.

Gjithashtu shihen detaje në foto, ku mjetet e punës janë të shkëputura nga duart e astronautëve, apo edhe koka e njërit prej tyre që duket si jo proporcionale me trupin.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë imazhe të gjeneruar me AI që janë marrë për të vërteta në rrjete sociale.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img