.

.

BallinaPertejMungojnë shifrat zyrtare për mësuesit e prekur dhe që kanë humbur jetën nga Covid-19

Mungojnë shifrat zyrtare për mësuesit e prekur dhe që kanë humbur jetën nga Covid-19

Sistemi arsimor, që prej tërmetit të 26 nëntorit 2019, i është nënshtruar pasojave zinxhir, që vijuan edhe me ato të pandemisë covid-19 që u shfaq në mars të vitit të kaluar. Faktoje ka bërë disa verifikime mbi problematikën dhe mësimit online dhe të kombinuar, por kur kërkoi të dinte se sa mësues rezultojnë të prekur nga fillimi i pandemisë dhe sa kanë humbur jetën, asnjë nga burimet zyrtare, përfshi edhe MASR nuk dhanë një shifër, as në 7 mars ditën e Mësuesit.


Kur është mbushur thuajse një vit që nga shpallja e pandemisë së Covid-19, ende nuk kemi një numër zyrtar të mësuesve që janë prekur dhe atyre që kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe. Edhe ky komunitet ka qenë në vijën e parë të frontit duke u përballur me sfida të gjithanshme për t’ia arritur të realizojë procesin mësimor.

Faktoje ka ndjekur vazhdimisht problematikën e krijuar me mësimin online dhe atë të kombinuar, duke iu drejtuar edhe me kërkesa për infomacion Ministrisë së Arsimit mbi rezultatet e sondazheve për këtë proces, si dhe Institutit të Shëndetit Publik mbi pasojat shëndetësore dhe humbjet e jetëve që ka shkaktuar pandemia në radhët e këtij komuniteti.

                      Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, 3 mars 2021

                                              Kërkesë për informacion drejtuar ISHP, 8 shkurt 2021

 Në mungesë të përgjigjeve nga institucioni për numrin e mësuesve të prekur dhe humbjet e jeteve në radhët e tyre, nga Covid-19, në datë 5 mars, Faktoje iu drejtua Ministres së Arsimit Znj. Evis Kushi përmes whatsapp.

           Screenshot nga komunikimi ne whatsapp me ministren e Arsimit Kushi, 6 mars 2021

Më tej Faktoje komunikoi me kabinetin e Ministrisë së Arsimit nga i cili  morëm këtë përgjigje.

“Janë institucionet arsimore të cilat në bashkëpunim me zyrën vendore të arsimit parauniversitar nga varen, ndjekin procedurat ligjore në lidhje me zëvendësimet e mësuesve që mungojnë për arsye të ndryshme, përfshirë ata që konfirmohen pozitivë ose janë në karantinë si kontakte të personave të infektuar. Mbledhja dhe përpunimi zyrtar i të dhënave mbi infektimet apo jetëve të humbura për shkak të COVID-19 nuk bëhet nga institucionet arsimore. Këto institucione mund të informojnë në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe elementë të tjerë në lidhje me sistemin arsimor parauniversitar.”

Faktoje kërkoi të merrte informacion të saktë edhe nga profesor Tritan Kalo, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve, por ai na sugjeroi t’i drejtoheshim ISHP.

                                Screenshot nga komunikimi ne whatsapp me Dr. Tritan Kalo, 5 mars 2021

  Screenshot nga komunikimi ne whatsapp me Eksperten e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino, 4 mars 2021

Faktoje gjithashtu iu drejtua edhe sindikatës së pavarur të mësuesvë për të marrë një përgjigje nëse disponojnë të dhëna në lidhje me situatën pandemike në sistemin arsimor, por deri as nga ky orgaizëm nuk kemi marrë ende përgjigje.

Në datë 7 Mars, ditën e Mësuesit, ministrja Kushi gjatë takmeve me arsimtarëve nuk artikuloi të dhëna zyrtare mbi këtë situatë:

Periudha e pandemisë ndryshoi jetën tonë, sa shumë jemi hidhëruar për çdo mësues të prekur nga covid-19 edhe që për fat të keq kemi humbur disa nga mësuesit tanë të dashur.”

Edhe kryeministri Rama përcolli një urim për mësuesit me rastin e 7-Marsit por nuk artikuloi ndonjë të dhënë mbi situatën e krijuar nga infektimet e Covid-19 dhe çfarë humbjesh ka pësuar armata e mësuesve gjatë pandemisë.

Lexoni edhe: –A duheshin testuar mësuesit siç ndodhi në vendet e Europës

Mësimi i kombinuar po rezulton jo produktiv në Shqipëri, edhe Italia kundër mësimit në distancë

Mësimi online, sa nxënës “u përjashtuan”?!

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img