BallinaPertejMësimi i kombinuar po rezulton jo produktiv në Shqipëri, edhe Italia kundër mësimit në distancë

Mësimi i kombinuar po rezulton jo produktiv në Shqipëri, edhe Italia kundër mësimit në distancë

EDIT NIKOLLI

Arsimi parauniversitar rinisi procesin mësimor të kombinuar në 11 janar, por shumë prindër, nxënës e mësues pranojnë se ai po thellon gjithnjë e më shumë deficitet në mësimnxënie. Ditët kur mësimi zhvillohet online, mes problemeve me platformat e përdorura apo mungesën e internetit po çorodisin këtë proces. Ekspertë të fushës së arsimit konfirmojnë situatën kaotike të krijuar nga mësimi online, i cili po rezulton jo produktiv edhe në vende të tilla si Italia.


Cilat janë mangësitë që pengojnë mësimin online?

Faktoje, në artikullin e publikuar më datë 8 janar, tregoi se mësimi i kombinuar rezultoi të jetë jo efektiv dhe platforma akademi.al e promovuar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, rezultoi të ishte jo funksionale dhe u zëvendësua me platforma të tjera nga shumica e shkollave të vendit.

Edhe sipas opinionit të 3 ekspertëve të arsimit, mësimi i kombinuar rezulton të jetë jo funksional  tek nxënësit, si pasojë e infrastrukturës, mungesës së mjeteve smart duke e shndërruar këtë në një proces të cunguar dhe jo produktiv.

Një javë pasi janë rikthyer në shkollë me të njëjtin sistem, Faktoje bisedoi me nxënës, mësues dhe prindër që dëshmojnë për vëshirësitë që vazhdojnë të  hasin çdo ditë, për shkak të humbjes së përqendrimit dhe rënies së motivimit.

A.N prindi i një vajze në klasën e tetë në shkollën 9 vjeçare “Nik Tom Prela”, Gorre tregon për Faktoje se mësimi i kombinuar, kryesisht ai online ka ndikuar negativisht.

“Unë si prind kalova një sfidë me fëmijën tim për të arritur një nivel sado të kënaqshëm në kushte shtëpie, por është gati e pamundur.

 Duhet theksuar se mësimi në mjedise fizike të shkollës nuk është aspak i ngjashëm me atë online, pasi ne nuk jemi ende të unifikuar për një platformë të tillë. Detyrat e shumta, shpjegimet jo gjithmonë të ilustruara me video apo mungesa e një platforme të përbashkët të aksesueshme nga të gjithë, bëri që komunikimet në ëhatsap apo forma të tjera të mos ishin aq produktive. Kjo krijon boshllëqe të mëdha tek fëmijët. Fëmija im gjatë periudhës së parë e tani me mësimin e kombinuar, ndihet e pamotivuar, ka vështirësi në të nxënit sistematik të koncepteve të reja dhe i mungon mënyra siç ishim të gjithë në kohë normale” thotë ajo.

 T.D mësuese në sistemin 9- vjeçar thotë për Faktoje: “Ka ankesa se nuk arrihet të matet të nxënit ashtu siç duhet dhe kjo është vërejtur tek testet e periudhës se parë, nxënësit nuk kujtoheshin t’i kishin bërë ato tema që kemi zhvilluar online, por  mbanin mend vetëm ato të shpjeguara në klasë, mësimi online i ka shpërqendruar nxënësit”.

N.E nëna e tre fëmijeve në Laç tregon për Faktoje, “Platformën akademi.al nuk e kanë përdorur asnjëherë, por vetëm whatssap apo messenger. Koha është e pamjaftueshme për të shpjeguar e kontrolluar çdo gjë në mësimin online dhe ne si prindër nuk mund t’u shpjegojmë fëmijëve tema të caktuara në lëndë të ndryshme, siç janë matematika, fizika apo lendët e tjera që duhet patjetër një mësues i fushës.”

Faktoje bëri një anketë në rrjetet sociale, për të kuptuar nëse ky komunitet është I kënaqur ose jo me procesin e mësimit të kombinuar. 84 % e votuesve e konsiderojnë jo efektiv dhe vetëm 14 % janë dakord.

                                    Pyetësor nga “Faktoje”

Në Itali, nxënës, mësues e prindër protestuan kundër mësimit online, duan rikthim në shkollë

Faktoje bëri një kërkim për të dhëna sesi paraqitet situata përtej kufijve të Shqipërisë kur vjen fjala tek mësimi në distancë. Në Itali, një ndër ekonomitë më të zhvilluara në botë, mësimi në distancë po shfaqet jo produktiv. Këtë e dëshmojnë nxënës, mësues e prindër thuajse në të gjithë rajonet e këtij vendi, që disa ditë më parë protestuan kundër “DAD” (didattica a distanca-mësimi në distancë) me sloganin: “Nëse nuk funksionon shkolla, nuk funksionon shoqëria”.

“Mësimi në distancë nuk po funksionon” mësohet të ketë thënë ministrja italiane e Arsimit Lucia Azzolina, pak ditë më parë. Ndërsa një studimi i Save the Children i cituar nga Correiere della Sera, tregon se ndër studentët e pyetur për efektshmërinë e mësimit online, 35 % ankohen se ndihen më të papërgatitur në krahasim me periudhën kur shkonin fizikisht në shkollë, ndërsa 37 % shohin përkeqësim në aftësinë për t’u përqendruar në mësimnxënie.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img