BallinaFaktometerE vërtetëMonika Kryemadhi: Shqipëria para dy vitesh më shumë eksportonte se importonte prodhime bujqësore

Monika Kryemadhi: Shqipëria para dy vitesh më shumë eksportonte se importonte prodhime bujqësore

INVA HASANALIAJ

Fermerët në Shqipëri po përballen me sfida mbijetese për disa shkaqe për të cilat “Faktoje” ka bërë disa herë verifikime. Një prej tyre është edhe deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila flet për ulje eksportesh në produktet e bujqësore dhe rritje të produkteve të importuara gjatë dy viteve të fundit. Ndërkohë fermerët ankohen se kanë mbiprodhim dhe mungesë tregu.


“Shqipëria para dy vitesh më shumë eksportonte se importonte prodhime bujqësore” Kjo ështe deklarata që bëri përmes rrjetit social Facebook kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, pas protestës së zhvilluar nga fermerët në datën 30 tetor 2019.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” komunikoi me Drejtorinë e Doganave dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të mësuar të dhënat mbi importet dhe eksportet nga Shqipëria për të paktën tre vitet e fundit.

Drejtoria e Doganave na dërgoi një raport të detajuar në shifra, i cili përfshinte të gjitha produktet e importuara dhe eksportuara nga Shqipëria. Ky raport përmban informacion si për prodhimet bujqësore edhe ato blegtorale dhe nënëproduktet e tyre. Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë u mjaftua duke dërguar në vend të informacionit të kërkuar, një link të Institutit të Statistikave.

Duke iu referuar të dhënave të Institutit të Statistikve rezulton se ato përputhen me ato që na vuri në dispozicion Drejtoria e Doganave. Ne i grupuam këto të dhëna sipas ndarjes së produkteve për të bërë një verifikim më të detajuar të deklaratës së kryetares së LSI. Të dhënat për eksportin/importin e drithrave nga viti 2017 deri në 10 mujorin e parë të 2019-s rezultojnë si më poshtë.

Referuar të dhënave të gjeneruara nga Instat, eksporti për këtë produkt ka pësuar rënie, ndërsa e kundërta ka ndodhur për importet të cilat nëse i referohemi 2017-2018 si vite të plota kanë pësuar rritje.

Për sa i përket produktit zaravate eksporti i këtyre produkteve ka qene i qëndrueshëm nëse i referohemi 2017-2018. Ndërsa në rastin e importeve ky tregues ka pësuar rritje.

Në rastin e frutave rënia e eksportit është e dukshme ndërsa  importi ka shënuar rritje kjo gjithmonë duke iu referuar viteve 2017-2018 si vite të plota.

Nisur nga deklarata e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe verfikimive që “Faktoje” bëri këtë deklaratë do ta kategorizojmë si Të Vërtetë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img