BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjekë të rremë për të shitur medikamentet për parazitët

Mjekë të rremë për të shitur medikamentet për parazitët

Mashtrimi i lexuesve nëpërmjet mediave online, me qëllim shitjen e preparateve të caktuara, është kthyer në një shqetësim. Faktoje verifikoi se si portalet përdorin emrin e një mjeku të rreme për të shitur një produkt që sipas tyre “bën mrekullinë” kundër parazitëve.

Nëpërmjet një artikulli të publikuar online, portalet raportojnë për një preparat që sipas tyre përdoret për të luftuar parazitët. “Parazitologët ngrejnë alarmin dhe ngulin këmb për furnizimin e ilaçit antiparazitar Germostop”, shkruan portali “cereus.shop”.

Screenshot, artikulli i publikuar nga portali

Që në ballinë shihet që ky postim ka mjaft probleme, pasi në krye është logoja e portalit “Balkanweb”, ndonëse nuk është faqja zyrtare e medias në fjalë. Që në fillim, portali pëpiqet të manipulojë lexuesit, duke u përpjekur që ta “shesë” produktin duke përdorur një burim të besueshëm të shpërndarjes së informacionit.

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të mëtejshëm të artikullit të fjalë, për të informuar në mënyrë të saktë lexuesit. Për ta bërë të besueshëm artikullin, portali përdor emrin e një mjeku, të quajtur Atanas Mangirov.

Dr. Atanas Mangirov е Parazitologu me famë botërore nga Shqipëria, fitues i Çmimit Ndërkombëtar për Mjekësi të Fondacionit Gardner, autor i librit “Evolucioni i parazitëve në trupin e njeriut” dhe është i 2 për nga renditja botërore të mjekëve sipas revistës mjekësore MEDICPROF”, shkruan portali.

Mirëpo, gjatë një kërkim në Google rezulton se mjeku në fjalë nuk ekziston në Shqipëri. Mjeku virolog me emrin Atanas Mangarov është me origjinë nga Bullgaria.

Nëse do kërkojmë më tej në Google, shfaqen dhjetëra foto të profesorit të njohur, i cili është specialist i sëmundjeve infektive. Madje, nuk rezulton që mjeku në fjalë të ketë fituar ndonjë çmim, siç pretendon portali.

Nuk është hera e parë që skema të tilla fiktive me mjekë të rremë përdoren për të mashtruar përdoruesit e mediave online. Faktoje ka raportuar edhe më herët mbi këto skema mashtrimi, ku përdoren mjekë “fantazmë” për të shitur produktet.

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img