BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjekë të rremë për mjekimin çudibërës ndaj prostatit

Mjekë të rremë për mjekimin çudibërës ndaj prostatit

Mjekë të rremë vijojnë të përdoren nga portalet për të bërë të besueshme këshilla mjekësore që rekomandojnë blerjen e produkteve të palicencuara. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull me këshilla mjekësore ku gjithçka ishte e sajuar me qëllim shitjen e produktit.

Artikuj të shpërndarë në portale prezantojnë një preparat që thuhet se trajton prostatitin në mënyrën më efikase.

Prostatiti sjell probleme të ndryshme për personin, siç janë: impotence; hiperplazi e prostates; kanceri i prostates”, thuhet në një faqe online që mban emrin ‘Vetëm natyrale”.

Artikulli që qarkullon online

Shkrimi është ndërtuar në formën e intervistave me mjekë. Nje prej tyre quhet Gjergji Dervishi. Sipas artikullit të kësaj faqe online, ai është: “urolog, neurolog dhe alergolog shqiptar, profesor i pensionuar i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Tiranë dhe ish-shef i Katedrës së Pulmologjisë dhe Alergologjisë në Klinikën Urologjike Universitare”.

Që në përshkrimin e mjekut kemi pasaktësi, pasi e pëshkruan atë në tre profilizime të ndryshme, urolog, neurolog dhe algolog. Nisur nga këto detaje, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të shkrimit, fillimisht duke kërkuar mbi mjekun në fjalë,

Por, nga kërkimi i bërë në listën e mjekëve shqiptarë, por edhe në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk rezulton një specialist shëndeti me këtë emër.

Nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove, ne bëmë edhe një verifikim të imazhit të përdorur për të ilustruar mjekun. Nga verifikimi rezulton se imazhi qarkullon në internet që prej vitit 2020 dhe emri i vërtetë i mjekut në foto është Branimir Nestorović. Ai është pneumolog nga Serbia.

Emri i mjekut tjetër të përdorur është Arben Prenga. Mirëpo, edhe në kërkimin e bërë për këtë mjek në listën e mjekëve shqiptarë, por edhe në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk rezulton një urolog me këtë emër.

Ndërsa foto për të ilustruar mjekun tjetër të rremë, të quajtur Arben Prenga, qarkullon në rrjet së paku që prej vitit 2014 dhe është imazh ilustrues.

Eshtë e qartë që kemi të bëjmë me një artikull dhe intervista të sajuara me qëllim marketingun e një produkti të paregjistruar nga institucionet shqiptare. Në një sërë artikujsh të publikuar nga Faktoje, mjekët kanë këshilluar që të tregohet kujdes me përdorimin e këtyre suplementeve që shiten online, duke sugjeruar që të këshilloheni me mjekët specialistë.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img