BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjeke e rreme për marketingun online të preparatit kundër papilomave

Mjeke e rreme për marketingun online të preparatit kundër papilomave

Pretendimi: Mjekja shqiptare këshillon preparatin që trajton papilomat duke luftuar parazitët në trupin e njeriut

Verdikti: E pavërtetë

Në faqet online qarkullojnë artikuj, ku ofrohet një medikament që pretendohet se ofron zgjidhje kundër parazitëve në trupin e njeriut.

Papilomat shkaktohen nga parazitët në trup! Në qoftëse keni papiloma në qafë ose në vende të tjera – parazitet po ju hanë nga brenda!” – shkruan faqja që mban emrin “Jetë e Shëndetshme”.

Screenshot nga portali “Jetë e Shëndetshme

Artikulli është shkruar në formën e një interviste me mjeken Dr.Besa Krasniqi, ku thuhet se ajo ka një përvojë prej 25 vitesh në fushën e mjekësisë, duke shtuar: “Profesor i Asociuar në Institutin e Kërkimeve Shkencore të Mjekësisë Tropikale. Më shumë se 30 punime mbi biologjinë molekulare”.

Mirëpo, nga kërkimi në faqen zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se ne nuk kemi një Institut të Kërkimeve Shkencore të Mjekësisë Tropikale, siç pretendohet në këtë shkrim.

Për më tepër, nga një kërkim i thjesht në listën e mjekëve shqiptarë nuk rezulton të ketë një profesioniste shëndeti me emrin Besa Krasniqi në Shqipëri. Ndërkohë, në Kosovë është një mjeke me këtë emër, Besa Ramadani Krasniqi, por është mjeke oftalmologe. 

Nga një kërkim në Tineye rezulton se imazhi i përdorur për mjeken është foto ilustruese e marrë në internet dhe që qarkullon së paku që prej vitit 2022.

Përsa i përket pretendimit se papilomat janë rezultat i pranisë së parazitëve në trup studimet shkencore provojnë se papilomat apo ndryshe lythat janë pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV.  Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Pirja e duhanit dhe dëmtimi i lëkurës nga dielli janë gjithashtu arësye të tjera për shfaqjen e papilomave.

Faktoje ka raportuar edhe më herët mbi këto skema mashtrimi, ku përdoren mjekë “fantazmë” për të shitur produktet.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img