BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë lajmi për arrestimin e nënsekretares së shtetit Nuland  

I rremë lajmi për arrestimin e nënsekretares së shtetit Nuland  

Pretendimet që thonë se marinsat amerikanë arrestuan Victoria Nuland dhe bashkëshortin e saj në mars 2024, janë të rreme. Faktoje verifikoi se informacioni vjen nga një faqe interneti që shpesh publikon informacione të rreme.

Arrestohet Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme. Kryearkitektja e luftës në Ukrainë. Victoria Nuland, Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Kryearkitekte e Luftës në Ukrainë, zyrtarisht largohet nga posti i saj”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Nisur nga këto pretendime, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim, duke iu referuar informacioneve nga mediat e besueshme ndërkombëtare. Në një verifikim të bërë nga kolegët e “Reuters” në lidhje me këto aludime, theksohet qartë se nuk është arrestuar nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland.

Këto lajme kanë qarkulluar dy ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njoftoi se Nuland, e njohur për mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën me Rusinë, do të largohej nga posti i saj në javët në vijim.

Fillimisht këto pretendime u publikuan më 7 mars 2024 nga Real Raw News, me titull, “Marinsat arrestojnë Victoria Nuland dhe bashkëshortin”. Artikulli citon burime të paidentifikuara në zyrën e komandantit të Korpusit të Marinës, gjeneralit Eric M. Smith.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha në një email për “Reuters” se: “Raporti i Real Raw News është dezinformim i pastër”. Ndërsa, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes tha se informacioni ka ardhur nga një faqe interneti e njohur për mashtrime.

Asnjë njoftim për shtyp në lidhje me ndonjë arrestim të supozuar nuk është bërë publik në faqen zyrtare të Trupave Detare të SHBA-së.

Arrestimet e figurave politikeprofilit të lartë janë një temë e përsëritur në raportimet e Real Raw News.

Nuland u propozua në këtë post nga Presidenti Joe Biden në janar 2021, për t’u bërë diplomatja e rangut të tretë të vendit.

Artikulli është verifikuar edhe nga kolegët e “Facta News”, të cilët arritën në përfundimin se nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland është arrestuar nga marinsat.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img