BallinaTë pambajturaShtyhet kontrata për dy shkollat që duhet të ishin rindërtuar në dhjetor 2020

Shtyhet kontrata për dy shkollat që duhet të ishin rindërtuar në dhjetor 2020

Shkollat 9 vjeçare “Qemal Mici” dhe “Bedrie Bebeziqi” në qytetin e Durrësit, duhet të kishin përfunduar së ndërtuari brenda vitit që kaloi, sipas parashikimit fillestar të projektit dhe premtimeve të qeverisë. Por, nga komunikimi me inxhinierët dhe punëtorët në terren, mwsuam se kontratat për këto dy vepra publike, në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, janë shtyrë.

——————

Pas tërmetit të 26 nëntorit, të paktën 4 shkolla brenda territorit të qytetit të Durrësit u shpallën të pabanuesmhe, e për këtë arsye do të rindërtoheshin. Madje kryeministri Rama dhe zyrtarë lokalë deklaruan se ato do të ishin gati në 1 vjetorin e kësaj ngjarjeje. Faktoje gjatë verifikimit të mëparshëm, konstatoi se vetëm 2 shkolla u përfunduan vitin e kaluar, ndërsa për dy të tjerat, përkatësisht Qemal Mici” dhe “Bedrie Bebeziqi” punimet vazhdonin.

Ne u rikthyem të vëzhgojmë se në ç’fazë ndodhej ky proces, edhe pse sipas kontratës fillestare ai duhej të kishte përfunduar në dhjetor 2020.

Vëzhgimin e nisëm në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në rrugën Abaz Çelkupa, ku punimet, siç dëshmohet nga fotoja vazhdonin.

Shkolla 9-vjeçare “Qemal Mici”gjatë punimeve, 12 janar 2021,foto:Aurora Shpataj

“Po punojmë ende për përfundimin e shkollës. Kemi ecur me hapa shumë të mirë duke pasur parasysh dhe problematikat që na kanë dalë në fillim të punimeve”- shprehet inxhinieri Indrit Fida.

“Deri nga fundi i shkurtit besoj se 90% është gati për t’u hapur, për të mos thënë 100% se mund të ngelë ndonjë punim i vogël që duhet rregulluar”-shton ai.

Shkolla Qemal Mici me një kapacitet rreth 700 nxënës,ka 2 mjedise kopshti, një palestër, 33 klasa dhe mjedise të tjera si: zyra e drejtorit, salla e mësuesve dhe e prindërve.

Palestra e shkollës “Qemal Mici” 12 dhjetor 2021, foto:Aurora Shpataj

Faktoje e vijoi verifikimin në shkollën 9-vjeçare Bedrie Bebeziqi me kapacitet rreth 500 nxënës. Edhe aty punimet ishin në proces.

Stafi i punëtorëve duke punuar në shkollën “Bedrie Bebeziqi”, 12 dhjetor 2021, foto:Aurora Shpataj

Gjatë vëzhgimit në terren konstatuam se mungonte tabela informuese e projektit, edhe pse është një detyrim në bazë të ligjit nr.894, datë 4.11.2015 .

Mungesa e tablesës gjatë punimeve të shkollës “Bedrie Bebeziqi”,foto:Aurora Shpataj.

Ndërkohë ne pyetëm inxhinierin zbatues se kur planifikohet të përfundojnë punimet:

“Vazhdojmë me punën, kemi përfunduar pjesën më të madhe të punimeve. Uroj shumë që ta kemi të mbaruar deri në fund të janarit ose fillimi i shkurtit”-tregon për Faktojen, inxhinieri.

Mjedise të shkollës “Bedrie Beziqi” në Durrës, ku vijojnë punimet, 12 dhjetor 2021, foto:Aurora Shpataj.

Shkolla Bedrie Beziqi është 5 kate, ka gjithsej 12 klasa, 4 labratorë dhe ambiente të ndryshme si salla e mësuesve, zyrat”-shton inxhinieri.

Labratori i Informatikës, 12 dhjetor 2021,foto:Aurora Shpataj

Faktoje ka ndjekur edhe me parë  ecurinë e rindërtimit të shkollave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës dhe zonat e tjera që u prekën nga dëmet e fatkeqësisë natyrore.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img