.

.

BallinaPertejMbyllja e gjykatave si pasojë e “Covid-19” shton rrezikun për “drejtësi të munguar”

Mbyllja e gjykatave si pasojë e “Covid-19” shton rrezikun për “drejtësi të munguar”

Këshilli i Lartë Gjyqësor më 10 mars urdhëroi mbylljen e gjykatave si pasojë e pandemisë Covid-19”. Zvarritjes së proceseve gjyqësore për shkak të akumulimit të dosjeve po i shtohet edhe shtyrja e tyre për shkak të masave ndaj koronavirusit. Pas më shumë se dy muaj e gjysmë nga shpërthimi i pandemisë, kur janë hapur më shumë se 90 për qind të aktiviteteve në vend, hapja e gjykatave po kthehet në “mision të pamundur”.


Shpërthimi i pandemisë “Covid-19” në vend më 9 mars, bëri që një ditë më pas, më 10 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor të merrte vendimin për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, (përveç atyre me karakter të ngutshëm) në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se në kushtet kur është deklaruar edhe mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore në mbarë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, me vendimin Nr.127, datë 10.03.2020, ka vendosur pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, thuhej në vendimin e KLGJ të dates 10 mars.

Më 24 mars, KLGJ njoftoi zgjatjen e pezullimit të veprimtarive gjyqësore në gjithë vendin.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se në kushtet kur situata në vend lidhur me infeksionin e shkaktuar nga COVID-2019, vijon të jetë e pandryshuar, me vendimin Nr.128, datë 24.03.2020, ka vendosur të vijojë pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, thuhej në vendimin e KLGJ të dates 24 mars.

dhënat nga gjykatat në vend raportojnë se për vitin 2020, numri i dosjeve të mbartura që presin të gjykohen është 92,602. Nga gjithë totali, 50,9 për qind janë çështje civile, 31,2% çështje administrative dhe 17,9 % çështje penale themeli.

Për vitin e kaluar numri i dosjeve të mbartura ishte 77,853. Numrin më të madh të tyre e kanë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë, me 55 972 çështje.

Pezullimi i aktivitetit të gjykatave si pasojë e pandemisë “Covid-19” e ka përkeqësuar edhe më tej këtë situatë zvarritjeje.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, në një intervistë për “Top Channel” më 22 maj kërkoi rihapjen e gjykatave.

Nuk e imagjinoni dot se çfarë po ndodh me dosjet e ardhura, pasi Prokuroria në asnjë moment nuk e ka ndërprerë punën. Ajo vazhdon sjell kërkesa, që do të thotë se të gjitha dosjet për gjykim shtohen. Në rastin konkret kemi shumë dosje që mund të mos jenë me afate paraburgimi, por kufizimi i lirive dhe të drejtave mund të jetë në masat e tjera, arrest shtëpie apo detyrim paraqitjeje dhe ne ne kemi atë parim “Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, u shpreh avokati Saimir Vishaj nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Problematikat me zvarritjen e proceseve gjyqësore si dhe akumulimin në masë të dosjeve e konfirmoi edhe Avokati i Popullit në raportin vjetor të vitit 2019.

Në kuadër të ankesave të paraqitura lidhur me organet gjyqësore problematikat kanë qenë kryesisht lidhur me shkeljen e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor, më konkretisht ”zvarritje të proceseve gjyqësore në veçanti afate të tejzgjatura për marrjen në shqyrtim të çështjeve nga Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë,thuhej në raportin e AP.

Ministria e Drejtësisë, të martën propozoi që të nisin gjyqet në vend, me rregullat e Covid-19. Ministria e Drejtësisë shprehet se gjyqet duhet të zhvillohen, duke iu përmbajtur të gjitha rregullave ndaj koronavirusit. Ministria e Drejtësisë ka propozuar që nëse është e mundshme, gjyqet të zhvillohen online.

Ndërkohë që ende nuk ka një vendim mbi hapjen e gjykatave në vend, grumbullimi i dosjeve për gjykim duket se po çon në kolaps sistemin e drejtësisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img