BallinaAktiviteteMbyllet cikli i trajnimeve të gazetarit holandez, Frits Van Exter

Mbyllet cikli i trajnimeve të gazetarit holandez, Frits Van Exter

Në redaksinë e Faktojes u mbajt trajnimi përmbyllës me gazetarin e njohur holandez Ftriz Van Exter. Stafi i Faktoje u njoh me disa alternative të reja të verifikimit të lajmeve dizinformuese që shpërndahen në situata të krizave humanitare, sikurse ishte Covid-19 dhe aktualisht lufta në Ukrainë.

*Gazetari Frits Van Extern në redaksinë e Faktoje.al

Për Van Exter, një element i rëndësishëm që ka dalë në dukje sidomos gjatë luftës është edhe bashkëpunimi i organizatave fact-checking në plan rajonal, por edhe më gjerë. Faktoje aktualisht është pjesë e IFCN ku që prej ditës së parë të sulmeve në Ukrainë ka bashkëpunuar gjerësisht me oranizatat simotra në rajon dhe Europë për të parandaluar përhapjen e mundshme të informacioneve të rreme dhe propagandës që lidhet me luftën.

 

Që prej 30 marsit, gazetari holandez Frits Van Exter ka mbajtur trajnime me të paktën 100 studentë në departamentin e gazetarisë në Universitetet: “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe “Universiteti i Tiranës” . Studentët u njohën me disa nga aplikacionet më të rëndësishme për të verifikuar fotot ose videot e rreme apo të manipuluara që qarkullojnë më shumë dhe që lidhen sidomos me kontekstin e luftës në Ukrainë apo pandeminë e covid 19.

*Gazetari Frits Van Exter me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

 

*Gazetari Frits Van Exter me studentët e Universitetit të Tiranës

*Gazetari Frits Van Exter me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

Gjatë trajnimeve studentët u shprehën se mungesa e kurrikulave të cilat mbulojnë gazetarinë fact-checking i bënte mjaft të rëndësishme informacionet që merrnin gjatë seancave trajnuese me këtë fokus.

Eksperti holandez Frits Van Ekster, i cili jeton në Amsterdam e ka nisur punën si reporter në gazetën “Trouw” në vitin 1978, ku më pas punoi edhe si redaktor në vitin 1998. Në periudhën 2008-2016, Frits Van Exter ka qenë redator në revistën javore “Vrij Nederland” dhe aktulisht është president i Këshillit për vetërregullimin e medias dhe drejtues i Bordit për Financimin e projekteve për gazetarët, me fokus mbështetjen përmes inovacionit, të mediave lokale, gazetarisë investigative dhe studimit të çështjeve të medias.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img