BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMarketingu online keqpërdor identitetin e mjekut reumatolog

Marketingu online keqpërdor identitetin e mjekut reumatolog

Në rrjetet sociale vazhdojnë të përdoren emrat e mjekëve të njohur, me qëllim rritjen e klikimeve, duke mashtruar direkt lexuesit. Postime të tilla kanë krijuar shqetësim te mjekët, por edhe te lexuesit online.

————————————————–

Viktima më e fundit e përdorimit të imazhit nga skemat e mashtrimit është reumatologu i QSUT Ervin Rapushi. 

Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si faqja e televizionit Top Channel jep lajmin e mirë se doktor Rapushi ka zbuluar “një metodë me të cilën kushdo mund të eliminojë dhimbjen, si dhe të rikthejë nyjet dhe shpinën, dhe në të njëjtën kohë, të rimarrë 100% të lëvizshmërisë brenda vetëm një muaji.”

Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë tek produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Artikulli reklamë, për t’i dhënë më shumë besueshmëri vetes, është i ndërtuar si një intervistë me doktor Rapushin, duke përdorur edhe pamje të intervistave të mëparshme që Rapushi ka dhënë për emisione të ndryshëm.

Faktoje kontaktoi me Dr. Ervin Rapushin, i cili na konfirmoi se të afërmit e kanë vënë në dijeni për përdorimin e emrit të tij për shitjen e një produkti. “Nuk kam dhënë një intervistë të tillë dhe nuk e kam rekomanduar këtë produkt.”– shprehet Dr. Rapushi. “Preparati BoneControl nuk është i përshkruar nga unë dhe publikimi që qarkullon në Facebook është jo i vërtetë dhe është abuzuar me emrin tim.”

Faktoje përgënjeshtron rregullisht faqe që përdorin imazhin e figurave publike apo mjekë të rremë për të shitur produkte të palicensuara.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img