BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMarketing çudibërës për produktin e dobësimit

Marketing çudibërës për produktin e dobësimit

Këshillat mjekësore online për dobësim janë marketing i bazuar në informacione të rreme. “Faktoje” verifikoi se si përdoren emra mjekësh të rremë dhe foto ilustruese të marra nga interneti për të manipuluar audiencën dhe shitur preparate me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e publikut.

Një artikull i publikuar në portale sugjeron një preparat për dobësim, i cili supozohet se u ndihmon që të humbisni deri në 3.5 kg në javë.

“Dhjamosja dhe mbipesha janë shkaqet kryesore të hipertensionit dhe imunitetin e dobësuar! Çdo ditë, pesha e tepërt vret deri në 245 shtetas shqiptarë”, shkruan portali ‘Freemag”.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

Artikulli në fjalë është shkruar me gabime logjike dhe drejtshkrimore të shumta, duke shtuar dyshimet mbi vërtetësinë e tij. Ndaj Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të këtij publikimi, pasi çështjet që lidhet me shëndetin prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët.

Portali ka përdorur një mjek për ta bërë të besueshëm artikullin dhe emri i tij thuhet se është Vasili Simojlov. Nga kërkimi i bërë në listën e mjekëve, ky endokrinolog nuk rezulton në databazën e profesionistë të shëndetit. Për sa i përket imazhit të përdorur për të ilustruar mjekun, ne verifikuam se në fakt foto është një imazh i marrë në rrjet, ku qarkullon prej vitesh.  Madje, nga kërkimi online konstatuam se artikulli i portalit ku promovohet preparati është përkthyer nga një portal ‘fantazmë’ në gjuhën ruse. Aty janë të gjitha fotot njësoj si në portalin në gjuhën shqipe, emri i mjekut, rastet e dobësimit dhe gjithçka tjetër. E vetmja gjë që ndryshon është emri i produktit të prezantuar.

Në lidhje me efektet e këtyre preparateve, ne pyetëm nutricionisten Albana Daka. Mjekja Daka theksoi rëndësinë që ka regjimi ushqimor, edhe kur duam të humbim peshë.

“Asnjë produkt nuk ka efekt nëse njerëzit nuk kanë një regjim të rregullt ushqimor. Produktet mund të jenë ndihmuese, por jo çudibërëse. Duhet treguar kujdes me preparetet dhe mënyrën e të ushqyerit, pasi kemi raste që njerëzit rrinë pa ngrënë dhe aty vijnë probleme shëndetësore të parikuperueshme”, bëri të ditur nutricionistja.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i drejtohem mjekëve specialistë, para se të vendosin për të blerë apo konsumuar produkte të tilla.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img