“Eko-Lopët” me kapak një keqkuptim i studimit shkencor

462

Përdoruesit në rrjete sociale po shpërndajnë një video ku shfaqen lopë brenda një ferme, të cilat pretendohet se nuk ushqehen nga goja, por përmes një pajisjeje që kanë në stomakun e tyre. Verifikimet tregojnë se pajisja që shfaqet në trupin e lopëve quhet kanula dhe vendoset nga shkencëtarët për të studiuar procesin e tretjes.

Në rrjetet sociale është shpërndarë masivisht një video në të cilën shfaqen pamje brenda një ferme lopësh, të cilat kanë një kapak plastik pranë stomakut. Pamjet tregojnë se kapaku hapet dhe mbyllet dhe njerëzit pretendojnë se këto lopë po ushqehen përmes këtij kapaku dhe jo nga goja.

“Në çfarë bote të sëmurë jetojmë”, shkruhet në tekstin e vendosur sipër videos së publikuar fillimisht në Facebook më 22 prill.

“ECO-LOPA, një kafshë që NUK ka më nevojë të ushqehet nga goja sepse gjithçka që nevojitet shkon direkt në stomak. Gjithçka në emër të NET- ZERO.”, shkruan në një postim në facebook një përdoruese në Shqipëri teksa shton:

“Po jetojmë në një botë të sëmurë ku zotërojnë dhe sundojnë anormalet.Jemi duke ushqyer veten dhe fëmijët tanë me ushqime artificiale dhe të mbushura me hormone.”

Postimi ka marrë dhjetra komente, ndërsa video është shpërndarë nga 60 përdorues të tjerë.

Screenshot i postimit në rrjetin social Facebook

Kolegët tanë nga USA TODAY kanë verifikuar pretendimet e ngritura nga njerëzit në mbarë botën rreth videos në fjalë. Nga verifikimet e tyre rezulton se pajisja në trupin e lopëve quhet kanulë dhe përdoret për të ekzaminuar procesin tretës te lopët. Ekspertët thanë për USA TODAY se këto lopë ende ushqehen nga goja dhe nuk janë ‘eko-lopë’.

‘Postimi është plotësisht i gabuar dhe mashtrues’, tha për USA TODAY Vitor Mercadante, veteriner dhe profesori i asociuar në Virginia Tech.

‘Stomaku i lopëve ndahet në katër ndarje. Shkencëtarët në këtë video janë duke ekzaminuar njërën nga ndarjet, një dhomë fermentimi të quajtur rumen,’ – shton Mercadante.

Sipas verifikimeve të USA TODAY, hulumtuesit fusin në mënyrë kirurgjikale kanulat tek kafshët për të studiuar procesin e tretjes së rumines (një nga katër ndarjet e stomakut të lopëve). ‘Ato nuk nuk ushqehen përmes pajisjeve të ngjashme me vrimë dhe kanë nevojë “absolutisht” të hanë me gojën e tyre’, tha për USA TODAY Heather Ëhite, drejtoreshë e fakultetit të Dairy Innovation Hub në Universitetin e Ëisconsin.

‘Kanulat zakonisht futen në një numër të vogël lopësh për të marrë kampione rumeni’, tha Ëhite.

‘Pasi të mblidhen mostrat, ato analizohen për të përcaktuar se sa mirë kafsha po tret ushqimin dhe se si procesi i fermentimit po ndikohet nga faktorët dietikë’, pohon për USA TODAY Robert Van Saun, një profesor i shkencave veterinare në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.

Sidoqoftë, këto lopë të veçanta nuk ishin në SHBA, por në një fermë të quajtur Agroscop, në Grangeneuve të Zvicrës. Klipet nga video-përputhen me ato nga një video në YouTube e vitit 2014 e publikuar nga Euroneës.

‘Lopët me vrima ushqeheshin në të njëjtën mënyrë si lopët pa to,’ tha Agroscope në një deklaratë të dërguar me email nga zyra e tyre e shtypit, për USA TODAY.