.

.

BallinaFaktometerE vërtetëManastirliu: Katër qendra shëndetësorë në Tiranë do ofrojnë shërbim ditë-natë

Manastirliu: Katër qendra shëndetësorë në Tiranë do ofrojnë shërbim ditë-natë

EDIT NIKOLLI

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se katër nga qendrat shëndetësore në Tiranë do të ofrojnë shërbim 24 orë. Ajo garantoi se ky shërbim ofrohet vetëm për urgjencat pediatrike. “Faktoje” verifikoi në terren deklaratën e Ministres.


Më 25 shtator Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi, se për të shmangur fluksin në spitalin e QSUT-së në këtë periudhe pandemike do të ofrohet shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, në katër qendra shëndetësore në kryeqytet.

                                    Statusi i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Fillimisht, “Faktoje” iu drejtua me anë të një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë sesa mjekë dhe infermierë shtesë do të ketë për 4 qendrat shëndetësorë me shërbim 24 orësh.

                                         Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë, nuk ktheu përgjigje, por “Faktoje” më 19 tetor bëri një verifikim në terren, në mbrëmje mes orës 20 00 deri afër mesnatës, në të katër qendrat shëndetësore.

                                                          Qendra shëndetësorë nr.10 pranë Oxhakut

“Faktoje” shkoi në qendrën shëndetësorë nr.10 pranë Oxhakut, ku rezultoi se ofrohej shërbimi 24 orë, kishte një mjeke pediatre dhe një infermiere. Roja në qendrën shëndetësorë nr. 10 nuk na lejoi të hyjmë brenda, por ne arritëm të bisedojmë me mjeken dhe infermieren.

Qendra shëndetësorë nr.7 Laprakë

Gjatë verifikimit në qendrën shëndetësorë të Laprakës gjetëm prindër që kishin sjellë për të vizituar fëmijët e tyre. “Faktoje” arriti të hyjë brenda në qendër dhe u informua se dhe aty kishte një mjek pediatër dhe një infermiere. Por pavarësisht se punonin pas orës 20 00, punonjësit e qendrës shëndetësorë u ankuan se ishin të pakënaqur me pagesën e orëve të punës përtej orarit zyrtar. Për këtë punë ato konfimuan se merrnin vetëm 800 lekë shtesë.

“Faktoje” u interesua në zyrën e informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë për të konfirmuar sesa paguheshin anëtarët e stafit të qendrave shëndëtesorë që punonin në qendrat shëndetësore në turnet pas orësh 20 00, por nuk morëm përgjigje.

                                                                Qendra shëndetësorë nr.6 Kombinat

                                                        Qendra shëndetësorë nr.8 sheshi Wilson

Verifikimin tonë e vazhduam në qendrën shëndetësorë nr 6 në Kombinat dhe qendrën nr. 8 pranë sheshit Wilson, ku shërbimi funksionte gjatë natës, me dy punonjës, një mjek pediatër dhe një infermiere, ashtu si në 2 qendrat e tjera. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte ngurrimi i mjekëve dhe infermierëve të shërbimit për të folur me ne, sapo mësuan se ishim gazetarë.

Nisur nga vëzhgimi i “Faktoje” në terren, deklaratën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për 4 qendrat shëndetësore funksionale ditë-natë, do ta kategorizojmë si “Të vërtetë”.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img