BallinaFaktometerPa kategoriA po manipulohet opinioni publik me shifrat për mbrojtjen e maskave ndaj Covid-19

A po manipulohet opinioni publik me shifrat për mbrojtjen e maskave ndaj Covid-19

“Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë”- kështu nis apelin drejtuar qytetarëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut.

“ Studimet tregojnë se ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID-19,”- shton Manastirliu. Ky postim i parapriu Aktit Normativ të 15 tetorit për mbajtjen e detyruar të maskave edhe në rrugë.

 

Kjo nuk është e vetmja deklaratë publike e cila flet për efektivitetin e maskave të përkthyer në shifra. Vetëm një ditë më pas, në datën 12 tetor Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, theksoi:

“Maskat ulin shpërndarjen e infeksionit, pasi na mbron mbi 50% nga transmetimi i virusit COVID-19”.

Nisur nga kjo deklaratë ne komunikuam me Drejtorin e  Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj për të mësuar nëse këto shifra për nivelin e mbrojtjes nga Covid 19, mbështeten në ndonjë studim, por nuk morëm një përgjigje.

Në datë 9 korrik 2020 ministrja Manastirliu deklaroi pwrmes një statusi në rrjetin social Facebook se përdorimi i maskës ul me 70% rrezikun nga infektimi i COVID-19. Faktoje ka shkruar mbi mungesën e fakteve që provojnë se deri në ç’masë mbrojnë maskat edhe në atë periudhë. https://faktoje.al/a-e-ul-rrezikun-e-perhapjes-se-virusit-me-70-mbajtja-e-maskes/

Nga korriku deri në tetor, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shëndetësore nuk kanë rreshtur së publikuari shifra të ndryshme lidhur me mbrojtjen nga maskat apo barrierat e tjera. Çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë?

*shpjegim i OBSH mbi  përdorimin e  maskës       

Në asnjë prej seksioneve informuese rreth përdorimit të maskës, në faqen zyrtare të OBSH nuk gjetëm ndonjë shifër apo studim që tregonte nivelin e mbrojtjes nga maska.

Maskat janë një masë kryesore për të parandaluar transmetimin dhe për të shpëtuar jetë. Maskat zvogëlojnë rrezikun e mundshëm të ekspozimit nga një person i infektuar nëse ky person ka simptoma apo jo. Njerëzit që mbajnë maska janë të mbrojtur nga infektimi. Maskat gjithashtu parandalojnë transmetimin e radhës kur vishen nga një person që është i infektuar.” -thuhet në publikimin e OBSH mbi nevojën e  përdorimit të maskave.

Çfarë thonë ekspertët?

Për ekspertin e Shëndetit Publik Erion Dasho, vendimi për mbajtjen e maskës në publik, si dhe pretendimi se kjo masë do të ulë me 60% transmetimin e SARS-CoV-2 dhe do të mundësojë kontrollin e epidemisë, flet për një përpjekje të qartë për të manipuluar opinionin publik.

Më tej ai shton se maska artizanale që përdoret rëndom nga qytetarët nuk ofron kursesi një mbrojtje prej 60%. Efekti i saj mbrojtës luhatet midis 10%, 20% dhe 30%, edhe kur përdoret si duhet.

Në një tjetër postim, epidemiologu Dasho informon se masat  për  detyrimin e përdorimit të maskave në publik nuk mjaftojnë, ndaj duhet nisur urgjentisht nga zbatimi i trinomit testo-gjurmo-trajto. Ai gjithashtu e shoqëron informacionin me një grafik që ilustron rritjen e numrit të rasteve të infektimeve për periudhën mars-tetor 2020.

* të dhënat i referohen infektimeve në Shqipëri

Dr.Taulant Muka, një tjetër ekspert i Epidemiologjisë, përmes profilit të tij në Facebook informon se  një studim i ri nga CDC-Amerikane për përdorimin e  maskave tregoi se 70% e pjesëmarresve në studim përdorën maska prej cope, por asnjë diferencë nuk u vërejt në përdorimin e maskave prej cope midis rasteve Covid-19 dhe jo Covid-19 në studim. Ky rezultat sugjeron se përdorimi i maskave prej cope nuk ndikon në uljen e transmetimit të infeksionit.

Në postime të mëhershme Dr.Muka sjell rastet e vendeve të cilat  kishin shpallur  shumë më herët detyrimin për mbajtjen e maskave, por  numri i rasteve ndryshe nga ç’pritej erdhi duke u shtuar.

Ne komunikuam edhe me një tjetër eksper të shëndetit publik, Alban Ylli i cili beson se mbrojtja nga virusi është në masën 65% nëse mban maskën. Ai na dërgoi një link ilustrues, i cili pas verifikimit rezultoi të ishte një citim nga një mjek pediatër që fliste për rëndësinë e përdorimit të maskave, por pa iu referuar një studimi konkret.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img