Kompania e lodrave Lego nuk ka një produkt me qytetin e shkatërruar të Gazës. Imazhi që po qarkullon në rrjet është një manipulim satirik.

——————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon imazhi i një kutie lodrash formuese të prodhuar nga kompania e lodrave Lego, ‘bazuar’ mbi shkatërrimin e Gazës gjatë bombardimeve izraelite. Ajo po shpërndahet në rrjet si “një produkt i Lego-s”. Foto shoqërohet edhe me tekstin në anglisht si “dhurata e këtij viti për festën e Hanuka”, e njohur si festa tradicionale hebraike, ku shkëmbehen dhurata mes familjarëve.

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Tineye, Faktoje zbuloi, siç pritej, se imazhi i mësipërm nuk tregon një produkt të vërtetë të Lego.

Duket se imazhi origjinal i përket produktit të vërtetë të Lego, LEGO 7895 Switching Tracks.

Imazhi origjinal i lodrës së Lego, e cila nuk ka lidhje me Gazën

Duket se imazhi origjinal është manipuluar për të nënvizuar shaktërrimin që Gaza ka pësuar nën bombardimet izraelite prej 7 tetorit 2023.

Deri më tani, bombardimet izraelite kanë vrarë mbi 15 mijë persona, mbi 6 mijë prej të cilëve fëmijë, dhe 4 mijë gra.