BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookWikiLeaks nuk publikoi prova për manipulimin e misionit të NASA në Hënë

WikiLeaks nuk publikoi prova për manipulimin e misionit të NASA në Hënë

WikiLeaks nuk ka publikuar prova që tregojnë se ulja në Hënë ishte falsifikuar, siç pretendohet në disa postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë. Faktoje sjell të të dhënat që tregojnë se kemi të bëjmë me një informacion të rremë.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendojnë se WikiLeaks ka publikuar provat për zbarkimin e rremë të NASA-s mbi Hënë, një teori që qarkullon prej kohësh në rrethet konspiracioniste. 

Wikileaks zbulon zbarkimin e rremë të NASA-s mbi Hënë. (Video është realizuar në shkretëtirën e Nevadas)”-shkruan një përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ky postim i referohet uljes në Hënë të Apollo 11 të vitit 1969, duke pretenduar se ky zbarkim nuk ndodhi në të vërtetë.  Video e publikuar ka një logo të WikiLeaks në krahun e djathtë, ndërsa pamjet shoqërohen edhe me zë të mbivendosur.

Ne vendosëm të bëjmë një kërkim në lidhje me këto pretedime, fillimisht duke kërkuar në faqen zyrtare të WikiLeaks. Gjatë kërkimit me fjalët kyçe ‘hënë’, ‘ulje’ dhe ‘Nevada’ nuk kishte ndonjë rezultat.

Gjithashtu, gjatë kërkimit vumë re se artikulli është verifikuar edhe kolegët e “USA Today” dhe “Politifact”. 

Sipas të dhënave të publikuara nga “USA Today” video përmban pamje nga prapaskenat e “Capricorn One“, një film ‘fiction’ i 1977-s rreth inskenimit të një misioni në Mars, pas anulimit të fluturimit të parë me njerëz. Prapaskenat e këtij filmi u publikuan në Youtube në vitin 2014. Videoja e shpërndarë gjithashtu përmban pamje autentike nga misioni Apollo 11, duke përfshirë astronautin Edwin “Buzz” Aldrin në hënë. Ndërthyrja e realitetit me skena nga filmi bëhet me qëllim që t’i bindë ndjekësit të besojnë se misioni historik në hapësirë nuk ka ndodhur.

Bazuar në kërkimet tona kjo video, që pretendohet se është publikuar nga WikiLeaks dhe se provon se ulja në Hënë është falsifikuar, është e rremë. Videoja kombinon imazhe në dukje autentike të misionit Apollo 11 dhe pamje nga filmi.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img