BallinaFaktometerE PavërtetëLleshaj: Brenda qershorit duhet të përmbyllet “përpjekja” kundër kultivimit të kanabisit

Lleshaj: Brenda qershorit duhet të përmbyllet “përpjekja” kundër kultivimit të kanabisit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu përcaktoi si afat fundin e muajit qershor drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë së Shtetit për të përmbyllur “përpjekjen” kundër kanabisit. Aksionet kundër kultivimit të kanabisit jo vetëm që nuk u përmbyllën brenda muajit qershor, por u shpeshtuan në bashkëpunimin edhe me Guardia di Finanza-n.


Më 9 qershor, në një takimin me drejtuesit qendrorë e vendorë të Policisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ripërsëriti thirrjen për angazhim kombëtar në “luftën” ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit duke vendosur qershorin si afat 30 qershorin për përmbylljen e aksioneve.

Ne synojmë që brenda muajit Qershor, përpjekja e Policisë së Shtetit me kanabisin të mbyllet. Duhet të keni të qartë që afati juaj për ta mbyllur këtë përpjekje është qershori – u shpreh Lleshaj.

Fillimi i muajit korrik, përtej afatit që Lleshaj kishte vendosur, e gjeti Policinë e Shtetit në aksion kundër kultivimit të kanabisit në territoritn e vendit.

Intensifikohen kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.123 grupe kontrolli nga toka po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit në të gjithë vendin – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të datës 15 korrik.

Polcia e Shtetit, gjithashtu në raportimet ditore, njofton për sekuestrim të vazhdueshëm të bimëve narkotike, kanabis sativa.

Dy persona u arrestuan dhe 7 të tjerë u proceduan penalisht në Durrës pasi iu gjetën bimë kanabisi – thuhet në komunikimin e policisë të dates 16 korrik.

Tre persona të tjerë u arrestuan po atë ditë në  Librazhd pasi iu gjetën të kultivuara bimë kanabisi.

Raportimet nga Policia e Shtetit, lidhur me kultivimin e kanabisit janë të përditshme e madje më të shpeshta nga 1 korriku e deri më tani.

Nga verifikimi që bëmë konstatojmë se jo vetëm që “përpjekja” e Policisë së Shtetit nuk u përmbyll brenda muajit qershor, por u intensifikua. Në dy javët e para të muajit korrik, në raport me të njëjtën periudhë të një muaji më parë, sipas njoftimeve nga Policia e Shtetit, rezulton të ketë më shumë persona të arrestuar dhe më shumë kasione për asgjësimin e lëndëve narkotike të ndërmarra.

Aktualisht janë 32 dronë dhe 123 grupe kontrolli nga toka, të përbërë nga Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza që po monitorojnë territoritn e vendit me qëllim asgjësimin e bimëve narkotike.

*Foto kryesore është marrë nga rrjeti social “Facebook” i ministrit të Brendshëm Lleshaj.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img