.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookLibri mbi zjarret në Hawai u prodhua në 2-3 ditë falë Inteligjencës Artificiale

Libri mbi zjarret në Hawai u prodhua në 2-3 ditë falë Inteligjencës Artificiale

Konspiracionistët po pretendojnë se një libër mbi zjarret në Maui është botuar përpara se ato të fillonin, çka dëshmon se pas tyre ka një komplot. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se libri ishte botuar, në të vërtetë, më 10 gusht 2023, dy ditë pas fillimit të zjarreve në ishullin Hawaiian.

—————————————–

Në rrathët konspiracionistë, përfshi edhe ata shqipfolës, po qarkullon pretendimi se një libër mbi zjarret në Maui u botua një ditë përpara se ato të nisnin.

Megjithëse libri i mësipërm, i quajtur “Zjarr dhe Zemërim: Historia e Zjarrit të 2023 në Maui dhe çfarë Nënkupton Ai për Ndryshimet Klimaterike”, ekziston vërtet, ai nuk ka parashikuar zjarrin në Hawaii.

Libri u botua më 10 gusht 2023.

Megjithatë, ndryshe nga ç’pretendon postimi i mësipërm, zjarri në Maui nuk filloi më 11 gusht, por më 8 gusht 2023. Më 8 gusht, autoritetet e Mauit lajmëruan se një zjarr ishte raportuar në zonën e Kula.

Lajmërimi i autoriteteve të Maui

Më 9 gusht, guvernatori i Hawaii shpalli gjendjen e emergjencës. Në dokumentin ku shpallet gjendja e emergjencës, deklarohet qartë se zjarret në Maui kishin nisur më 8 gusht.

Dokumenti i shpalljes së gjendjes së emergjencës

Kështu, libri i mësipërm u botua dy ditë pas fillimit të zjarreve në Maui.

Kolegët e Snopes, pasi e blenë librin në Amazon, arritën në përfundimin se ai nuk përmbante ndonjë informacion që nuk ishte bërë tashmë i ditur për publikun deri në 10 gusht. Libri ishte i shkurtër dhe i shkruar çuditshëm.

Për më tepër, mbetet e pakonfirmuar nëse autori i librit, Dr. Miles Stones, është një person i vërtetë.

Këto fakte për librin, bashkuar me faktin që një libër i po të njejtit autor u vlerësua nga ZeroGPT si 100% i gjeneruar nga programe të inteligjencës artificiale (AI), tregojnë se, me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një ‘autor’ që prodhon libra të gjeneruar me AI mbi çështje kontroverse, si një mënyrë për të bërë para shpejt dhe relativisht thjesht.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë lajme të rreme mbi zjarret në Maui.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img