.

.

BallinaFaktometerPa kategoriKush po e “promovon” thyerjen e rregullave për distancimin social…

Kush po e “promovon” thyerjen e rregullave për distancimin social…

Vetëm në 3 javët e fundit, që nga hapja totale e vendit, pas masave kufizuese, janë shënuar 858 raste të reja me “Covid-19”. Ky numër është pothuaj sa 40 për qind e numrit të të infektuarve që nga 9 marsi. Ministria e Shëndetësisë e kosideron distancimin social si “armën” më efikase e madje të vetme, në përballjen me koronavirusin. Por, të parët që shkelin këtë rregull janë politikanët që me “fushatat” e tyre që i publikojnë edhe në rrjetet sociale po “promovojnë” të kundërtën e të duhurës.


Hapja e vendit më 1 qershor, pas masve kufizuese që patën si qëllim parandalimin e përhapjes së koronavurusit, u shoqëruan me rritje të ndjeshme të rasteve pozitive. 858 rate të reja me”Covid-19” janë regjistruar nga 1 qershori e deri më sot. Që prej 9 qershorit, ditë në të cilën u shënuan 36 raste me “Covid-19”, shifrat kanë vijuar të rriten.


Rastet ditore me”Covid-19″ në Shqipërimi, burimi: Coronavirus.al

Ministria e Shëndetësisë, rritjen e konsiderueshme në javët e fundit të numrit të personave të infektuar nga koronavirus, ia ka atriubuar mosrespektimit të distancimit fizik.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, është fjalia që vijon të përsëritet gjithmonë edhe më shumë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndonëse, rastet e reja me “Covid-19” po shihen me shqetësim, politikanët janë ndër ata që jo vetëm nuk po e respektojnë distancimin social, por me veprimet e tyre po promovojnë shkeljen e rregullave, duke u ekspozuar ndaj kategorive më të rrezikuara nga pandemia, siç janë personat e moshës së tretë.

Në Krane të Finiqit, vizitova shtëpinë e Vasil Kiços, e cila është vjedhur para disa kohësh. Me 84-vjeçarin, që jeton i vetmuar, diskutova për rastet e vjedhjeve që janë kryer në shtëpitë e këtij fshati dhe më tej – shkruan ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një postim në rrjetin social “Facebook” më 21 qershor.


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, takim me 84-vjeçarin nga Krane e Finiqit

Lleshaj nuk e kursen takimin fizik me 84-vjeçarin, ndërkohë që për masa parandaluese si maska e doreza, as që bëhet fjalë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe pas dy gjobave të marra për shkak të mosrespektimit të masave kufizuese nga pandemia, vijon të thyejë rregullat e vendosura për distancimin social.

Ne nuk premtojmë të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin – shkruan Basha në postimin në Facebook të shoqëruar edhe me një foto me qytetarët në Vlorë, më 13 qershor.


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim me qytetarë në Vlorë

Edhe presidenti, Ilir Meta, shkeli rregullat e distancimit fizik, për të disatën herë.

Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të spitalit rajonal të Beratit, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, themeluesin dhe drejtuesin e parë të tij, Doktorin epidemiolog Hajdar Sulo, i cili me pasionin dhe përkushtimin e një atdhetari të palëkundur, vuri një gur të rëndësishëm themeli në shërbim të shëndetit publik shqiptar – shkruan në Facebook më 19 qershor, presidenti Meta, ku i bashkëngjit edhe një foto.


Presidenti Meta, 19 qeershor 2020

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndër ata politikanë që ka thyer rregullat e distancimit fizik me qëllim mbrojen nga koronavirusi “Covid-19”.

Siç edhe vërehet nga pamjet e mësipërme, të postura nga vetë politikanët në rrjetet e tyre sociale, rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë “Covid-19” jo vetëm nuk respektohen,por po shkohet në drejtimin e kundërt. A është kjo një “sakrificë” për hir të propagandës?

Marjo Brakaj dhe Edit Nikolli

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img