BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKLGj nuk përgënjeshtroi mediat greke për akuzat ndaj gjyqtares së Fredi Belerit

KLGj nuk përgënjeshtroi mediat greke për akuzat ndaj gjyqtares së Fredi Belerit

Një deklaratë për shtyp, e botuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor më 4 mars 2024 duket se ka ngatërruar disa media shqiptare.

Në njoftim, KLGj dënon cënimin e figurës së gjykatëses së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, znj. Irena Gjoka, si pasojë e “deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal”.

Shumica e mediave e kanë raportuar njoftimin e KLGj duke e lidhur atë me akuzat e bëra ndaj gjyqtares Gjoka nga avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Megjithatë, disa media e kanë lidhur njoftimin e KLGj me një çështje tjetër të përfolur të gjyqtares Gjoka, atë kundër kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Këto media e raportojnë deklaratën e KLGj si një “përgënjeshtrim” i pretendimeve të ngritura në mediat greke se Irena Gjoka është arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash. 

Faktoje kontaktoi një përfaqësuese nga KLGj për të sqaruar specifikisht se cilave pretendime i referohej deklarata për shtyp. Koordinatorja për të drejtën e informimit. znj. Blerta Ngucaj konfirmoi se deklarata e KLGj nuk u drejtohej mediave greke.

“KLGj ka dalë ditën e djeshme me një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare. Deklarata lidhet me gjuhën e përdorur nga ana e personave të përmendur si edhe ju vendos atyre në vëmendje përdorimin e mjeteve ligjore siç është ankimi në gjykatë më të lartë.”
Në asnjë pjesë të deklaratës, KLGj nuk “përgënjeshtron” pretendimet se Irena Gjoka ka qenë arrestuar në Greqi. Këto akuza, apo mediat greke që i kanë shpërndarë, nuk përmenden fare në tekst.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img