BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëKlevis Balliu: Erion Veliaj ka dhënë më shumë se 400 leje ndërtimi

Klevis Balliu: Erion Veliaj ka dhënë më shumë se 400 leje ndërtimi

KLEVIS PALOKA

Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti i dorëhequr i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaronte se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë më shumë se 400 leje ndërtimi.

Postimi i Klevis Balliu në Facebook me 27 Janar 2019

Duke u nisur nga kjo deklaratë e deputetit demokrat, “ Faktoje” vendosi që ta verifikonte atë  dhe për këtë kontaktuam me Bashkinë e Tiranës, për ta pyetur sesa ishte numri i lejeve të dhëna nga kjo bashki nga viti 2015-të deri në Janar të 2019-ës.

Nga Bashkia e Tiranës na u bë e ditur se nga viti 2015 deri në Janar të këtij viti janë dhënë gjithsej 344 leje ndërtimi për objekte të ndryshme.

Ndër këto 344 leje, 212 prej tyre janë dhënë për godina më shumë se njëkatëshe dhe për pallate në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërsa në listën prej 132 lejesh të tjera dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtime,  përfshihet stadiumi kombëtar “ Arena Kombëtare” me një kullë 99.7 metra të lartë, përfshihen gjithashtu edhe leje ndërtimi për qendra të reja shëndetësore, leje për rikonstruksion dhe leje për ndërtim të mureve rrethuese.

Vlen për t’u theksuar fakti se në vitin 2015, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi pasi kjo gjë ishte e ndaluar nga një vendim i Këshillit të Ministrave, prandaj lejet e dhëna nga bashkia më e madhe në vend i përkasin periudhes 2016 – Janar 2019.

Duke qënë se nga përgjigja e Bashkisë së Tiranës theksohet se janë dhënë 344 leje, ndërsa ish-deputeti i PD-së Balliu deklaronte se Erion Veliaj ka dhënë më shumë se 400 leje, deklaratën e tij do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img