Kjo video nuk tregon ngushticën e Hormuzit

5

Pretendimi: Kjo video tregon ngushticën e Hormuzit 

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shqipfolëse pretendohet se tregoni dhjetëra anije duke pritur të kalojnë në ngushticën e Hormuzit në Iran.

Megjithatë, ky pretendim është i pavërtetë.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar fillimisht në rrjet në Mars 2026 nga Fahad Naim, një inxhinier mirëmbajtjeje aeronautike. Megjithatë, video origjinale nuk përmend fare ngushticën e Hormuzit apo Iranin.

Përkundrazi, sipas përshkrimit që shoqëron videon origjinale, ajo është filmuar në Ngushticën e Malakës, në Singapor. “Kalimi i ngushtë që lidh oqeanet Indian dhe Paqësor transporton afërsisht 25-30% të tregtisë detare botërore dhe shumicën e furnizimeve me energji të Azisë Lindore,” shkruan postimi.

Ngushtica e Malakës, 17 Gusht 2015

Ngushtica e Malakës është një ngushticë 900 km e gjatë dhe 65-250 km e gjerë mes gadishullit malajzez dhe ishullit indonezian Sumatra. Mbi 94 mijë anije kalojnë nëpër ngushticë çdo vit, duke e bërë atë ngushticën më të ngarkuar në botë.

Ndërkaq, ngushtica e Hormuzit është mbyllur për shumicën e anijeve tregtare që nga 28 shkurti 2026, kur ShBA dhe Izraeli sulmuan Iranin. Më 17 prill, Irani e shpalli ngushticën të hapur gjatë armëpushimit, por bllokada e dyfishtë vazhdon. Irani kontrollon aksesin me një regjim lejesh selektive, ndërsa ShBA ka bllokuar portet iraniane që nga 13 prilli.