.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKëshilla e mjekes për moshën e ndaluar për shtatzani u keqinterpretua

Këshilla e mjekes për moshën e ndaluar për shtatzani u keqinterpretua

Gjinekologia tregon moshën ku gruaja nuk duhet të bëjë më fëmijë”, me këtë titull të nxjerr nga konteksti, portali “Shiko.Neës” ka marrë mijëra klikime në artikullin e publikuar më datë 9 dhjetor. Ky artikull është rasti tipik i keqinformimit të publikut përmes shtrëmbërimit të informacionit.

Një lajm i publikuar në portalin Shiko.Neës ka nxjerrë nga konteksti intervistën televizve të gjinekologes Mimoza Keta mbi fertilitetin duke e ‘shitur’ artikullin me këtë titull tërheqës për lexuesit, veçanërisht për gratë që kanë në planet e afërta një shtatzëni: “Gjinekologia tregon moshën ku gruaja nuk duhet të bëjë më fëmijë”

Lajmi ka marrë klikimet e 64 mijë lexuesve ndonëse titulli i zgjedhur nuk ka lidhje me këshillat që ka ndarë gjinekologia Mimoza Keta në televizion. Gjatë intervistës në EuroNeës Albania ajo ka thënë se mosha më e mirë për të konceptuar një shtatzëni është mes viteve 20-30 por nuk ka thënë në asnjë moment moshën kur një grua nuk duhet të bëjë fëmijë, sikurse pretendon titulli i portalit Shiko.Neës.

“Mosha më e mirë për të konceptuar një shtatzëni është rreth moshës 20-30 vjeç. Nuk mund të mendosh dot, pas moshës 35 vjeçare veza plaket dhe mundësia që ti të lindësh është disa herë më e vogël. Disa herë më e madhe është dhe mundësia për të abortuar. Këto vezë të plakura mund të fekondohen, por mund edhe të ndodhi edhe një abort.”

Në brendësi të artikulli, portali Shiko.News sqaron se gjinekologia Mimoza Keta ka thënë se pas moshës 35-vjeçare është vështirë të bësh fëmijë pasi vezët fillojnë të plaken. Kur në fakt, gjinekologia e njohur thotë se është më e vështirë pas të 35-save, por jo e vështirë.

“Sahati biologjik bën punën e vet. Që do të thotë se pas moshës 35 vjeçare veza plaket dhe mundësia që ti të lindësh është disa herë më e vogël.”

Ky artikull është rasti tipik i keqinformimit të publikut përmes shtrëmbërimit të informacionit.

E kontaktuar nga “Faktoje”, gjinekologia Mimoza Keta sqaroi se mesazhi që ka dashur të ndajë me të rinjtë është se mosha më e mirë për një lindje është mes të 20-ve dhe 30-ve.

“Nuk ndihem aspak mirë, këto janë abuzime që ndikojnë tek gratë që duan të bëhen nëna, por sigurisht që ndikojnë në jetën time profesionale.” – theksoi ajo për “Faktoje”.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin.

 

 

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img