BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKaty Perry vuante nga “syri i lodhur” përpara nisjes së vaksinimit

Katy Perry vuante nga “syri i lodhur” përpara nisjes së vaksinimit

Problemi i Katy Perry me sytë nuk ka të bëjë me vaksinimin kundër Covid-19, siç pretendohet në postimet e shpërndara në rrjetet sociale. Faktoje sjell disa fakte që hedhin poshtë këtë dizinformim të përhapur në mediat sociale.

Më 12 maj, në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shfaqet ylli i popit, Katy Perry, e cila duket se ka probleme me kontrollin e njërit prej syve. Përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se shkak i mbylljes së pakontrolluar të syrit të këngëtares është ndonjë efekt anësor nga vaksina e Covid-19, duke sjellë sërish në vëmendje një narrativë dizinformuese kundër vaksinës.

Ju kujtohet Kety Perry? Herën tjetër shkelte syrin e djathtë, këtë herë e paska kap i majti. Por hej, gjilpëra me helm nuk ka asnjë lidhje”-shkruhet në postimin e shpërndara në rrjetet sociale. Në rrethet antivaksinë, termi gjilpëra me help nënkupton vaksinën anti-Covid.

Screenshot, postimi i shpërndarë në rrjetet sociale  

Në lidhje me këto pamje të shpërndara, ne bëmë fillimisht një kërkim në internet, ku vumë re që video ishte bërë virale që në tetor të vitit 2022, duke shqetësuar fansat në lidhje me shëndetin e këngëtares.

Pas videos, ylli i popit bëri edhe një sqarim, duke e cilësuar me shaka se gjithçka ishte një: “rreng për festë”.

Në vitin 2016, Katy Perry ka bërë të ditur se vuante nga përtacia e syrit të djathtë ose “syri i lodhur” dhe kjo ka ndodhur shumë kohë para se të shfaqej pandemia dhe të krijoheshin dhe vaksinat e shumëdebatuara.

Përsa i përket pretendimit se tashmë është syri i majtë i këngëtares që shfaq problem, nga shkrimi i mikrofonit që shfaqet në video, mund të kuptohet se video është konvertuar 180 gradë, duke ndryshuar edhe perceptimin e shikuesve për anën e djathtë dhe të majtë.

Katy Perry ka qenë një avokate e zëshme për sa i përket vaksinimin kunder Covid-19, madje duke vepruar edhe si ambasadore e UNICEF për shpërndarjen e vaksinave.

Një sërë studimesh kanë treguar se problemet që preknin sytë pas vaksinimit kundër koronavirusit ishin të rralla dhe se efektet anësore më të zakonshme të syrit, nëse kishte, ishin marramendje, konjuktiviti ose disa skuqje në qepallat.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se efektet anësore më të zakonshme të vaksinës Covid janë “shenja normale që tregojnë se trupi juaj po siguron mbrojtje” dhe nuk përfshijnë çështjet që kanë të bëjnë me sytë.

Efektet anësore të zakonshme të vaksinave kundër Covid janë dhimbje, skuqje ose ënjtje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje muskujsh, të dridhura, ethe ose të vjellja. CDC rithekson se vaksinat e Covid janë të sigurta dhe efektive për t’u përdorur.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img