BallinaBurokraciInformacioni i mohuar nga Bashkia Tiranë për rindërtimin

Informacioni i mohuar nga Bashkia Tiranë për rindërtimin

Marjo Brakaj & Edit Nikolli

Dhjetë muaj pas tërmetit të 21 shtatorit dhe tetë muaj pas atij të 26 nëntorit, shumë qytetarë janë në pritje të dëmshpërblimeve apo rindërtimit të banesave. “Faktoje” përmes një kërkese për informacion pyeti bashkinë Tiranë lidhur me “rindërtimin”, por edhe pas kalimit të afatit zyrtar nuk ka marrë ende një përgjigje.


Me datë 5 korrik “Faktoje” përmes një kërkese për informacin pyeti Bashkinë Tiranë lidhur me procesin e “rindërtimit” përfshirë dhënien e granteve për banesat e dëmtuara që kanë nevojë për rikostruksion. Kanë kaluar më shumë se tre javë nga kjo kërkesë dhe bashkia, në shkelje të afatit ligjor, nuk është përgjigjur.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë, 05.07.2020

“Faktoje” ka kërkuar informacion për numrin e familjeve që kanë marrë “cash” (në dorë) paratë për dëmet e banesave të kategorive DS1, DS2, DS3 nga termeti i 26 nëntorit 2019 dhe sa është numri i atyre familjeve që e përfitojnë.

Gjithashtu “Faktoje” ka kërkuar të mësojë sa shtëpi individuale kanë filluar të ndërtohen, sa shtëpi janë përfunduar së ndërtuari pas shkaterrimit nga termeti i 21 shtatorit 2019 dhe sa shtëpi janë në proces ndërtimi pas dëmtimit nga termeti i 21 shtatorit, por sërish Bashkia Tiranë nuk dha një përgjigje.

Aktualisht në Qarkun Tiranë, sipas të dhënave nga bashkia, më shumë se 500 familje vijonë të jetojnë ende në çadra që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kërkesa për informacion u dërgua nga “Faktoje” disa ditë pasi premtimit të kryebashkiakut Veliaj në 15 qershor, se brenda javës që vijonte do paguheshin grantet për 3,000 familjet e para të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përsëritja e këtij premtimi në 14 korrik, në fakt ishte një përgjigje për mosbmajtjen e atij të një muaji më parë, por nga ana tjetër, institucionalisht dhe ligjërisht moskthimi i pëgjigjes për kërkesën për informacion, mbetet një e drejtë e mohuar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img