BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashI pavërtetë lajmi për sinjale paqeje nga Putin

I pavërtetë lajmi për sinjale paqeje nga Putin

Rusia nuk ka pranuar ende ndonjë plan për t’u tërhequr nga luftimet në Ukrainë. Një lajm i publikuar në portalin shqiperiaime.com.al që pretendon se Presidenti Vladimir Putin ka dhënë sinjale shpresë dhe dialogu është i pavërtetë.

Nëse do të ishte i vërtetë, fundi i luftës në Ukrainë do të ishte lajmi më i rëndësishëm i këtij viti. Për fat të keq, mbarimi i luftimeve dhe sinjalet e paqes, ashtu sic lajmërohet më 11 tetor nga portali shqiperiaime.com.al duken ende larg.

Portali e njofton lajmin me titullin “Mbaroi lufta? Vladimir Putin jep sinjale shprese: Jam i hapur për dialog, gjendja është shqetësuese”, duke ngjallur kërshëri të lartë tek lexuesit në një kohë që lufta është kthyer në shqetësim për mbarë Botën. Në përpjekje për të marrë më shumë informacion mbi përfundimin e mundshëm të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës lexuesit do të klikojnë lajmin.

Screenshot nga lajmi i portalit shqiperiaime.com.al

Nga verfikimet e “Faktoje” rezulton se lajmi jo vetëm që ka tërhequr shumë vëmendje, por edhe është pëlqyer nga njerëzit. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, lajmin e kanë pëlqyer 240 lexues.

Ndërkohë, në tekst portali shqiperiaime.com.al flet për takimin e Presidentit Vladimir Putin me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Gross.

Nga lajmi në brendësi kuptohet se dialogu i përmendur në titull nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por me situatën e krijuar rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhia, që aktualisht kontrollohet nga Rusia.

“Për shembull, për sa i përket situatës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhia. Në çdo rast, ne jemi të hapur për këtë dialog”, tha ai. – përfundon shkrimin portali.

Nga kërkimet tona rezulton se takimi Putin-Gross është mbajtur pasditen e 11 tetorit dhe pjesë e bisedës ka qënë edhe situata rreth termocentralit Zaporizhia. Por në asnjë moment Presidenti rus Putin nuk ka folur për mundësinë e përfundimit të luftës dhe as nuk ka dhënë sinjale shpresë apo dialogu për këtë çështje, aq më tepër me një interlokutor jo faktorizues për dy vendet e përfshira në konflikt, siç është kreu IAEA.

faqen zyrtare të presidencës ruse janë zbardhur detajet e takimit ku ndër të tjera shkruhet:

“Ne jemi shumë të lumtur t’ju shohim dhe do të jemi të kënaqur të diskutojmë me ju të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe ndoshta edhe disa çështje që shkaktojnë shqetësim për disa, përfshirë ne, për shembull gjithçka që lidhet me situatën rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhye. Në çdo rast, ne jemi të hapur për këtë dialog dhe jemi të lumtur që ju shohim.”

Njoftimi zyrtar i presidencës ruse mbi takimin Putin – Gross

 

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img