BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI ekzagjeruar efekti i trajtimit me vaj e limon për rrudhat

I ekzagjeruar efekti i trajtimit me vaj e limon për rrudhat

Vaji i ullirit dhe limoni janë dy përbërës të shëndetshëm për t’u konsumuar nga njeriu, por nuk bëjnë mrekullinë kundër rrudhave dhe akneve siç pretendojnë artikuj të shpërndarë në portale prej vitesh. Faktoje verifikoi këtë mit dhe zbulon se nuk ka asnjë hulumtim për të mbështetur pretendimet se këto dy përbërës parandojnë plakjen e parakohshme.

Një artikull i publikuar online pretendon se limoni dhe vaji i ullirit bëjnë mrekullinë kundër rrudhave dhe akneve.  

Limon dhe vaj ulliri: 2 përbërës të cilët nëse i përdorni në këtë mënyrë kanë tendencë”, shkruan ‘Gazeta Diaspora’.

Postimi i shpërndarë nga portali

Më tej, në brendësi të artikullit portali sugjeron disa maska mbi përdorimin e këtyre produkteve në trajtimin e problemeve me rrudhat dhe aknet.

Secila femër pëlqen ta ketë lëkurën e bukur, pa akne, pa rrudha dhe të lëmuar. Nëse dëshironi të arrini këto rezultate atëherë kemi disa sugjerime për maskat e duhura per ju”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Por sa funksionojnë këto maska?

Në bëmë një kërkim, duke iu referuar burimeve të besueshme të informacionit, për të kuptuar benefitet e këtyre produkteve.

Sipas studimeve të kryera dhe publikuara në revistën online të profilizuar “Healthline”, shumë lëndë ushqyese që gjenden në vajin e ullirit dhe lëngun e limonit mund të kenë efekte pozitive në shëndetin tuaj. Çdo përbërës ka përfitimet e veta të fuqishme shëndetësore.

“Por nëse kombinohen, a mund të konsiderohen vaji i ullirit dhe lëngu i limonit si një super kombinim me efekte më të mëdha se secili kur konsumohet individualisht? Shkurt, jo. Njerëzit kanë pohuar se kjo përzierje mund të përmirësojë tretjen, të pastrojë trupin, të zvogëlojë dhimbjet e kyçeve, të parandalojë plakjen e parakohshme dhe të trajtojë gurët në tëmth. Megjithatë, asnjë studim nuk tregon se efektet e tyre rriten kur kombinohen”, theksohet në studimet e kryera.

Më tej, këto studime pohojnë se nuk ka asnjë hulumtim për të mbështetur pretendimet se këto dy përbërës parandojnë plakjen e parakohshme.

Për më tepër, hulumtimet kanë hetuar veçmas përfitimet e mundshme shëndetësore të lëndëve ushqyese që gjenden në vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Aludimet se kombinimi i lëngut të limonit dhe vajit të ulirit bën mrekullinë kundër rrudhave dhe akneve është thjesht një mit, që shpërndahet nga portalet, pa iu referuar ndonjë studimi të kryer.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img