BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI ekzagjeruar efekti i lule radhiqes për trajtimin e tumorit

I ekzagjeruar efekti i lule radhiqes për trajtimin e tumorit

Pretendimi se lulja e rradhiqes shëron kancerin për vetëm dy ditë është i pasaktë. Artikulli shkencor, të cilit i referohet një video që qarkullon online, gjeti se ekstrakti i lules së rradhiqes vrau në 48 orë 95% të qelizave kanceroze të zorrës së trashë në kushte laboratorike, por nuk ka ende asnjë konfirmim të veprimit tek njerëzit.

———————-

Një video që po qarkullon në rrjetin social Facebook informon se lulja e rradhiqes (Taraxacum officinale) vret kancerin brenda dy ditëve. Deri në shkrimin e këtij verifikimi, video ka marre 5 mijë pëlqime dhe 279 mijë shikime.

Kjo është quajtur bima mrekulli që vret kancerin brenda 48 orëve. Edhe pse kanceri cilësohet si një sëmundje e pashërueshme, shkencëtarët nga mbarë bota janë duke punuar pothuajse 24 orë për të zbuluar ilaçin kundër kësaj sëmundjeje. Sidoqoftë, hulumtuesit nga Universiteti Windsor në Kanada kanë zbuluar se çaji i lule rradhiqes i shkatërron plotësisht qelizat kanceroze. Edhe pse kjo bimë konsiderohet si bar, dhe asnjëherë nuk është e mirëpritur në kopshtet tona, ajo sjell shumë përfitime të mira shëndetësore. Rrënjët e lule rradhiqes kanë qenë fokusi kryesor i hulumtimit, dhe hulumtuesit kanadezë kanë zbuluar se me të vërtetë që i shkatërron qelizat kanceroze vetëm për dy ditë.

Megjithëse ka patur studime ku ekstrakti i lules së rradhiqes duket se ndihmonte në vetëshkatërrimin e qelizave të kancerit në rastet e melanomës, leuçemisë dhe kancerit pankreatik, sipas institutit kërkimor dhe trajtues së kancerit Memorial Sloan Kettering nuk ka patur studime klinike tek njerëzit që provojnë efektshmërinë e ekstratit të lule rradhiqes. Për më tepër, duke qenë se ky ekstrakt përmban estrogjen ai mund të ndihmojë në rritjen e qelizave kanceroze që ndikohen nga hormonet.

Studimi, të cilit i referohet video, është një studim i vitit 2016 nga Universiteti Windsor që gjeti se ekstrakti i lule rradhiqes shkaktoi vdekjen e mbi 95% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë brenda 48 orëve. Megjithatë, siç Siyaram Pandey, një nga bashkëautorët e studimit, tha për USA TODAY, “shumica e qelizave të kancerit vdiqën brenda 48 orëve, por kjo nuk do të thotë që një pacient që trajtohet me lule rradhiqe do të kurohet brenda 48 orëve.”

Martin Ledwick nga Cancer Research UK tha për Full Fact se “nuk ka prova shkencore se ekstrakti i lule rradhiqes është një trajtim efektiv për kancerin te njerëzit. Çdo trajtim i ri i mundshëm duhet t’i nënshtrohet provave të rrepta klinike tek njerëzit përpara se mund të vendoset për sigurinë dhe efektivitetin e tij, nëse ka. Do të këshillonim çdokënd që po mendon të marrë ndonjë suplement apo trajtim të paprovuar ta diskutojë këtë fillimisht me doktorin e tij.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img