MERXHAN DACI & KLEVIS PALOKA
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, në 25 janar të këtij viti u shpreh në Twitter se viti 2017 ishte viti me më pak humbje të energjisë në rrjet.
Kjo ishte deklarata e tij:
“Faktoje” kontaktoi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe me Entin Rregullator të Energjisë. Të dhënat e marra nga OSHEE konfirmojnë uljen e humbjeve në rrjet.
*Të dhënat janë nga OSHEE
Ndërkaq, ERE i dha “Faktoje-s” të dhëna për humbjet në rrjet në MegaWat të energjisë elektrike për 10-vjecarin e fundit nga viti 2008 deri në vitin 2017 duke konfirmuar po ashtu si OSHEE deklaratën e Gjinkurit.
*Të dhënat janë marrë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE)
Duke u nisur nga deklarata fillestare e Gjinkurit, e më pas duke gërshetuar të dhënat e OSHEE dhe ato të ERE, “Faktoje” e konsideron këtë deklaratë si TË VERTËTË.