BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashFoto e pengut izraelit në duart e Hamas nuk është e gjeneralit të lartë

Foto e pengut izraelit në duart e Hamas nuk është e gjeneralit të lartë

Një gjeneral i lartë izraelit nuk është rrëmbyer nga Hamasi, siç pretendohet në disa artikuj që qarkullojnë në mediat në vendin tonë. Sipas informacioneve, Aloni është shfaqur në takime me zyrtarëve të lartë ushtarakë izraelitë, duke diskutuar për konfliktin.

Raportime në rrjetet sociale dhe në portale në Shqipëri pretendojnë se gjenerali i rëndësishëm izraelit është rrëmbyer nga Hamasi.

Rroftë Irani! Hamasi ka kapur peng gjeneral Nimrod Alonin!”shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Sulmi i koduar ‘al-aksa’ kundër Izraelit rrëmbehet nga banesa një komandant izraelit”-raportojnë portalet.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne vendosëm të bëjmë një verifikim të këtyre lajmeve që po qarkullojnë në vendin tonë, duke iu referuar burimeve të besueshme të informacionit. Referuar të dhënave nga ‘Assosciated Press”, Aloni, një gjeneral i lartë, nuk është në duart e Hamasit. Sipas AP, kjo është konfirmuar nga Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor ushtarak i IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.) Hagari deklaroi për gazetarët të shtunën se pretendimet se Aloni u kap nuk janë të vërteta.

Aloni shfaqet qartë në një video 10 sekondëshe, gjatë një takimi të mbajtur të dielën nga zyrtarët e lartë të IDF, ku u diskutuan zhvillimet e konfliktit Izrael-Hamas. IDF gjithashtu publikoi pamje nga takimi në rrjetin X, ku duket gjenerali Aloni në skajin e majtë. Ushtria izraelite konfirmoi për AP se Aloni është njeriu që shfaqet në video dhe në fotot e publikuara në rrjetin X.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se militantët e Hamasit po mbajnë peng civilë dhe ushtarë izraelitë në Gaza. Ata kanë paralajmëruar se do të vrasin një peng sa herë që ushtria izraelite bombardon objektivat civile në Rripin e Gazës pa paralajmërim. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha të dielën në mëngjes se dy situata pengjesh ishin “zgjidhur”, por nuk sqaroi nëse të gjithë pengjet ishin shpëtuar të gjallë.

Gati 1,600 njerëz nga të dyja palët janë vrarë në luftën e fundit Izrael-Hamas, ndërsa me mijëra persona kanë mbetur të plagosur.

Konflikti Izrael-Palestinë ka shërbyer si burim dizinformimi dhe Faktoje ka verifikuar një sërë artikujsh të rremë.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img