BallinaPertejFluturimet e ‘ndaluara’ në bussines class dhe biletat e ish-ministrit të Bujqësisë Çuçi

Fluturimet e ‘ndaluara’ në bussines class dhe biletat e ish-ministrit të Bujqësisë Çuçi

Kryeministri Rama ua ka ndaluar ministrave të kabinetit fluturimet në business class. Faktoje konstatoi 2 bileta udhëtimi bussines class në emër të zotit Bledi Çuçi, kur ishte ministër i Bujqësisë, gjatë verifikimit të faturave për shpenzimet jashtë vendit që kanë sjellë disa ministri. Njërën nga biletat, me itinerar Tiranë-Boston-Tiranë, me vlerë 6 mln lekë të vjetra, Çuçi e ka rimbursuar me dy pagesa të pjesshme, njërën në shtator 2019, dy javë pas publikimit të artikullit për shpenzimet e ministrave dhe tjetrën në janar 2020. Ndërsa për biletën e klasit të parë të udhëtimi në Kinë, nuk ka të dhëna që vërtetojnë rimbursimin.

Më 25 nëntor të vitit 2019, kryeministri Rama, duke komentuar udhëtimet në business class të përfaqësuesve të opozitës, i rikujtoi publikut se qeveria e tij e ka të ndaluar të fluturojë në këtë kategori, përveç vetë kryeministrit, në rastet e destinacioneve ndërkontinentale.

“Qeveria jonë e ka marrë këtë vendim: Nuk udhëton me business class, vetëm kur 198 cm e mia duhet të dalin përtej Oqeanit për të mos dalë i paketuar nga avioni bashkë me shtyllën time kurrizore që tashmë është bërë publike” – u shpreh kryeministri Rama.

Ky zotim i qeverisë rezulton të jetë shkelur nga të paktën një ministër, gjë që është vërtetuar nga faturat e vëna në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë. Faturat mbërritën në redaksinë e Faktoje në shkurt të këtij viti, kur ne iu drejtuam për të disatën herë me një kërkesë për informacion, pasi dokumentacioni i mbërritur më herët, siç kemi shkruar më parë, ishte i paplotë dhe i paqartë.

Kërkesa për informacion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë

Mes faturave të mbërritura për periudhën e kërkuar, janar 2018-mars 2020, bien në sy shpenzime të larta për bileta avioni, në dy udhëtime të ish-minstrit të Bujqësisë Bledi Çuçi, përkatësisht në prill 2019 drejt SHBA dhe në maj 2019 drejt Kinës.

Urdhër prokurimi për blerje biletash (një business class dhe tjetra economy) Tiranë-Boston

Bording pass në emër të ish-ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi për udhëtimin në Boston, SHBA

Në faturën tatimore të datës 09.04.2019, figuron shitja e dy biletave me itinerar Tiranë-Boston-Tiranë me shumë totale 780 mijë lekë të reja.

Njëra biletë, ajo në emër të ministrit Çuçi, kushton 600 mijë lekë të reja dhe bileta tjetër, e shoqëruesit, 180 mijë lekë të reja. Diferenca mes dy biletave është 420 mijë lekë.

Fatura tatimore Tiranë-Boston

Udhëtimi i dytë që figuron në bussiness class për zotin Çuçi, kur ishte ministër  Bujqësisë, është ai drejt Shanghait në Kinë, më 15 maj 2019.

Urdhër shërbimi, Kinë

Në faturën tatimore të vënë në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë, vërehet se bileta e fluturimit Tiranë-Shanghai-Tiranë ka kushtuar 510 mijë lekë të reja.

Fatura tatimore për blerjen e biletës Tiranë-Shanghai-Tiranë

Boarding pass, Tiranë-Shanghai-Tiranë

Për biletën e udhëtimit drejt Kinës, nuk na është vënë në dispozicion urdhër prokurimi nga Ministria e Bujqësisë, ashtu sikurse për biletën me itinerar Bostonin.

Çuçi ktheu paratë e biletës së Bostonit, pak javë pas shkrimit të Faktoje

Mes dokumentacionit të dorëzuar nga Ministria e Bujqësisë, bien në sy dy fatura arkëtimi, me përshkrim ‘Diferencë bilete me jashtë’ Tiranë-Boston-Tiranë.

Zoti Çuçi ka bërë një pagesë prej 200 000 lekësh të reja në një bankë të nivelit të dytë më datë 10 shtator 2019, rreth 2 javë pas publikimit të shkrimit të Faktoje lidhur me shpenzimet e ministrave në udhëtimet jashtë vendit.

Mandati i arkëtimit 10.09.2019

Pagesa e dytë, me të njëjtin përshkrim, në shumën 220 000 lekë është bërë më 28 janar 2020.

Mandatit i pagesës 28.01. 2020

Të dyja pagesat e kryera për rimbursimin e biletës Tiranë-Boston, janë në shumën 420 000 lekë gjithsej, nga 600 000 që kushtontë bileta business class.

Për biletën business class të udhëtimit në Kinë, nuk kemi asnjë dokument që të vërtetojë rimbursimin e saj, sa kohë që qeveria ua ka ndaluar ministrave udhëtimin në këtë kategori.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img