BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookEni Çobani viktimë e lajmeve të rreme që njoftojnë ndarjen nga jeta

Eni Çobani viktimë e lajmeve të rreme që njoftojnë ndarjen nga jeta

Një artikull i 16 dhjetorit 2022 në portalin aktiv.newssolof.com mban titullin “Eni Cobani ka vdekur tragjikisht! Arditi tronditet ne emision dhe tregon te verteten”. Në të vërtetë, siç e tregon dhe vetë teksti i artikullit, zonja Cobani gëzon shëndet të plotë.

————————————

Në një shembull tipik se si titujt e artikujve të portaleve keqinformojnë për të tërhequr kuriozitetin e lexuesve dhe për të mbledhur kështu sa më shumë klikime, teksti i këtij artikulli përgënjeshtron vetë titullin e tij.

Në brendi të artikullet përshkruhet reagimi i zonjës Cobani ndaj asaj që artikulli quan, tejet ironikisht, “guxim i pafre i disa portaleve” të cilat kanë qarkulluar lajmin e rremë të vdekjes së saj.

Megjithatë, edhe ky ‘lajm’ brenda artikullit, është i mbi gjashtë muajsh më parë, nga Qershori 2022.

Njoftimet e rreme për vdekjen e personazheve të famshëm është një praktikë e përdorur shpesh nga portalet.

Shënim:

Data 25 janar 2023 portali https://newssolof.com/ e ka korrigjuar lajmin pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img