Një artikull i 16 dhjetorit 2022 në portalin aktiv.newssolof.com mban titullin “Eni Cobani ka vdekur tragjikisht! Arditi tronditet ne emision dhe tregon te verteten”. Në të vërtetë, siç e tregon dhe vetë teksti i artikullit, zonja Cobani gëzon shëndet të plotë.
————————————
Në një shembull tipik se si titujt e artikujve të portaleve keqinformojnë për të tërhequr kuriozitetin e lexuesve dhe për të mbledhur kështu sa më shumë klikime, teksti i këtij artikulli përgënjeshtron vetë titullin e tij.
Në brendi të artikullet përshkruhet reagimi i zonjës Cobani ndaj asaj që artikulli quan, tejet ironikisht, “guxim i pafre i disa portaleve” të cilat kanë qarkulluar lajmin e rremë të vdekjes së saj.
Megjithatë, edhe ky ‘lajm’ brenda artikullit, është i mbi gjashtë muajsh më parë, nga Qershori 2022.
Njoftimet e rreme për vdekjen e personazheve të famshëm është një praktikë e përdorur shpesh nga portalet.
Shënim:
Data 25 janar 2023 portali https://newssolof.com/ e ka korrigjuar lajmin pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.