BallinaDezinformimi në kohë krizashSulmet në GazaE rreme foto e majorit britanik të publikuar si i vrarë gjatë luftimeve në Gaza

E rreme foto e majorit britanik të publikuar si i vrarë gjatë luftimeve në Gaza

Lajmi se një major britanik i quajtur Aleksandër Emanuel është vrarë në Gaza është i pakonfirmuar. Foto që e shoqëron pretendimin është një foto ilustruese nga 2008 që tregon një korporal britanik të quajtur John Horn. Mbretëria e Bashkuar nuk ka prezencë ushtarake në Gaza.

—————————————-

Në rrjete sociale po qarkullon lajmi se një ushtarak britanik i quajtur Aleksandër Emanuel është vrarë në Gaza. Lajmi shoqërohet me foton e një burri të veshur me uniformë ushtarake.

Një kërkim me motorin e kërkimit të imazheve Tineye, megjithatë, tregon se foto e mësipërme është një foto ilustruese e marrë nga faqja që shet foto ilustruese Alamy.

Sipas përshkrimit në këtë faqe, foto e mësipërme është nga viti 2008 dhe nuk tregon ndonjë Aleksandër Emanuel. Burri në foto është korporali John Horn i ushtrisë britanike pas kthimit të tij nga Iraku.

Ushtria britanike nuk ka trupa në Gaza. Në Dhjetor 2023, Sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps tha se nuk do të kishte asnjë ndërhyrje trupash britanike në Gaza, qoftë edhe për operacione paqeruajtëse.

Faktoje ka përgënjeshtruar edhe më parë një pretendim të ngjashëm për vrasjen e supozuar të një ushtaraku të Shteteve të Bashkuara.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img