BallinaAktualitetE pavërtetë deklarata e Lulzim Bashës se amnistia penale fal zyrtarët e dënuar nga GJKKO

E pavërtetë deklarata e Lulzim Bashës se amnistia penale fal zyrtarët e dënuar nga GJKKO

Pasditen e së enjtes më 4 prill, Kuvendi votoi me 110 vota pro amnistinë penale, ku llogariten të përfitojnë 1100të dënuar me burgim. Pak para votimit kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha deklaroi se projektligji për amnistinë falte edhe zyrtrarë të lartë të dënuar për korrupsion nga GJKKO. Nga verifikimi i Faktoje dhe shpjegimi i ekspertit ligjor, kjo deklaratë rezulton e pavërtetë, pasi të gjithë subjektet që përfitonin sipas Bashës, janë parashikuar në ligji si subjekte të cilët përjashtohen nga kjo amnisti.

Jona Plumbi

“Ju nuk doni që qytetarët të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO. ….Përfitojnë zyrtarët e lartë e dënuar apo të hetuar në nenin 244, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë aktivitete publike; korrupsion aktiv i nënpunësve të huaj publikë; korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë; …”. – Lulzim Basha, 4 Prill 2024

Kështu tha mes të tjerave kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë seancës parlamentare së të enjtes më 4 prill, kur u votua ligji për amnistinë penale.

Nga verifikimi, kjo deklaratë rezulton të jetë e pavërtetë.

Çfarë ndodhi me amnistinë penale?

Pas gjurulldisë së krijuar javë më parë, kur socialistët ndryshuan draftin e amnistisë penale duke përfshirë ata që ishin dënuar nga GJKKO, Partia Socialiste u tërhoq nga votimi i ligjit duke pretenduar se duhej arritur më parë dakordësia me opozitën.

seancën plenare të 4 prillit, edhe pse ligji nuk ishte në rendin e ditës, palët votuan futjen e tij në rendin e ditës me planin për ta votuar. Një pjesë e deputetëve, përfshi Lulzim Bashën, e kundërshtuan votimin duek e quajtur “shkelje të procedurës për të fhshur të vërtetën”.

Ndërkohë, një ditë përpara seancës parlamentare, grupimi i Rithemelimit i përfaqësuar nga Gazment Bardhi propozoi disa amendamente për amnistinë penale, që u votuan gjatë seancës plenare në orët e mbrëmjes.

110 vota pro, 2 abstenim (Petro Koçi dhe Ermonela Felaj) dhe 1 kundër (Agron Shehaj) mori amendamenti i propozuar nga grupi parlamentar i PD-së, ku përfshihej në ligj ndalimi i përfitimit të të dënuarve nga GJKKO (neni 5 i ligjit). Sipas Lulzim Bashës, ky nen gjithsesi lejon përftitimin nga amnistia të zyrtarëve të lartë dhe kryebashkiakëve të dënuar nga GJKKO.

Sipas Lulzim Bashës, ky nen gjithsesi lejon përftitimin nga amnistia të zyrtarëve të lartë dhe kryebashkiakëve të dënuar nga GJKKO.

A përfitojnë zyrtarët nga amnistia penale?

Amendamentet e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi parashikonin se nuk do të përfitojnë nga amnistia penale ‘personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.” (neni 3, pika 3 në amendamentet e rithemelimit)

Në pamje të parë duket se ky nen lejon përfitimin nga amnistia të të dënuarve sipas gërmës a) të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, pjesa dërrmuese e të cilave u cituan nga Lulzim Basha në parlament.

*faksimile e nenit 5 sipas amendamentit të grupimit të drejtuar nga Gazment Bardhi

Lista e veprave penale që parashikon gërma a) e nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale është si më poshtë:

244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

245/1 – Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

258 – Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

259 – Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

260 – Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Avokati Sokol Hazizaj shpjegoi për Faktoje se nenet e listuar më sipër, në fakt janë të përfshira në kriteret ndaluese për përfitim nga amnistia penale (neni 4 i ligjit gërma k dhe l).

Mospërfshirja e krimeve që parashikohen në gërmën a) të nenit 75/1 të Kodit të Procedurës Penale nuk ka asnjë efekt, pasi të gjitha ato nene janë të përfshira tek neni 4 i amnistisë që përcakton kriteret ndaluese për përfitimin e amnistisë” – Sokol Hazizaj për Faktoje

Neni 4 i ligjit të amnistisë penale ku parashikohen si kriter ndalues krimet e pikës a) të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale

Nisur nga ky informacion, dekalaratën e kryetarit të Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha se zyrtarët e lartë të dënuar nga GJKKO përfitojnë nga amnistia penale do ta konsiderojmë të pavërtetë.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img