.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE pasaktë foto e sekretares së arrestuar të Ministrisë së Shëndetësisë

E pasaktë foto e sekretares së arrestuar të Ministrisë së Shëndetësisë

Imazhi i përdorur nga portalet për të ilustruar sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron, në fakt i përket një studenteje nga Portugalia, Faktoje verifikoi foton në fjalë, e cila duket se ka krijuar konfuzion edhe te lexuesit online.

Në një artikull që mban datën 2 qershor, portalet kanë publikuar një artikull mbi arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Krahas artikullit mediat online kanë publikuar edhe foton ilustruese, ku pretendojnë se personi në imazhin përkatës është sekretarja e përgjithshme.

Del FOTO/ Kush është Joana Duro që u arrestua me urdhër të SPAK, u gjobit edhe nga KQZ se bëri postime elektorale në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë”, shkruan Alfapress.

Faktoje bëri një verifikim të fotos së publikuar, ku rezulton se në fakt personi në foto nuk i përket sekretares së përgjithshme të ministrisë, por një vajze të quajtur Joana Duro nga Portugalia.

Në një kërkim të bërë në Facebook e saj, shihet që ajo është me origjinë nga Vila Real, por jeton në Kopenhagen. E reja është studente te Qendra e Fondacionit ‘Novo Nordisk’ për Kërkimin e Proteinave.

I njëjti profil është edhe në Linkedin, ku e reja me origjinë nga Portugalia dhe që studion në Danimarkë ka si foto profili, imazhin e përdorur nga portalet, duke e etiketuar si sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë.

Screenshot, profili I Joana Duro, studente në Kopenhagen

Ndërkohë, po të shohim artikuj të tjerë në lidhje me skandalin e sekretares Joana Duro, të publikuar nga media të tjera online, shihet një grua tjetër, më e madhe në moshë se vajza nga Portugalia.

Përdorimi i imazhit të Joana Duros në mënyrë të gabuar është denoncuar edhe nga kolegë gazetarë në rrjetet e tyre sociale.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img