Në rrjet po qarkullon një foto që pretendon se tregon presidentin turk Erdogan në krah të miliarderit Elon Musk, në rininë e tyre. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se foto është një manipulim.

—————————

Foto e Rexhep Tayip Erdogan krahas miliarderit afrikanojugor Elon Musk, të dy dukshëm shumë më të rinj, po shpërndahet në rrjete sociale pas takimit të përzëemërt të të dyve javën e kaluar, përfshi edhe ato shqipfolëse.

Me anë të motorrit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se foto e mësipërme është shpërndarë në hapësirat online turke. Megjithatë, për herë të parë ai është postuar në Twitter në 2021, si pjesë e një postimi nga përdoruesi @mambathwhite, i cili njihet për montazhet e tij humorisitike.

Postimi i mambathewhite

Një nga postimet humorisitike më popullore të mambathewhite: një montazh i familjes mbretërore të ftuar për t’u përballur me njëri-tjetrin në një emision pasditeje

Ndërkohë, foto origjinale e presidentit turk në rininë e tij, është shkrepur në vitin 1995-6, dhe tregon Erdogan krahas dy personave të tjerë, asnjëri prej tyre Elon Musk. 

Kjo foto ishte një “patate e nxehtë” për presidentin turk pasi në krahun e djathtë të tij shfaqet Ali Erbaş, kreu i Komitetit të Çështjeve Fetare, i cili u akuzua si i përfshirë me lëvizjen FETO të Fetullah Gulen, 25 vite më parë një nga aleatët më të afërt të Erdogan.   

Foto origjinale e Erdogan

Foto origjinale e Elon Musk