BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVideot virale të zhdukjes së njerëzve janë krijime të një organizate fetare

Videot virale të zhdukjes së njerëzve janë krijime të një organizate fetare

Disa video që tregojnë njerëz që ‘zhduken’ papritur po shkaktojnë panik në rrjete sociale. Verifikimi i Faktoje zbuloi se videot janë inskenime të prodhuara nga një organizatë e krishterë si ilustrime të çfarë mendojnë se ndodh në ‘Ditën e Gjykimit’.

———————————-

Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullojnë disa video që duket se tregojnë pamje nga kamera të sigurisë në një spital dhe në një autobus shkolle. Në këto video duket se disa persona zhduken papritur. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek disa pëdrorues dhe ushqyer teori konspirative në rrjet.

Fatmirësisht, nuk ka nevojë për panik.

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se këto video nuk janë reale. 

Ato janë krijuar nga organizata e krishterë Turning Point Ministries për të dhënë një ide se si do të duket i ashtuquajturi Rrëmbim, një ndodhi që, në besimin e tyre, parashikohet se do të ndodhë në kohën e ‘Fundit të Botës’ apo ‘Ditës së Gjykimit’. Gjatë Rrëmbimit, besohet se të Krishterët do të ‘rrëmbehen’ nga Toka për t’u bashkuar me Zotin në parajsë. 

Videot janë inskenime të prodhuara nga organizata e krishterë Turning Point Ministries

faqen e tyre zyrtare, Turning Point shpjegon se videot janë krijuar me qëllim që të “tërheqin vëmendjen e shikuesit dhe krijojnë kuriozitet që më pas i çon ata në faqen tonë të internetit.” Këto video kanë për qëllim “të krijojnë përmbajtje kaq intriguese sa bota do të dojë të ndalet dhe të konsiderojë realitetin e kësaj ndodhie profetike të afërt dhe të shohin nga Fjala e Zotit për përgjigje për pyetjet e tyre shpirtërore.”

Një zëdhënëse nga Turning Point tha për Associated Press se videot janë një “dramatizim me CGI (grafika kompjuterike) i ndodhisë profetike të parashikuar që quhet Rrëmbimi.” Ajo gjithashtu shtoi se, megjithëse Turning Point “janë të kënaqur që disa nga këto video jane bërë virale dhe po shpërndahen nga shumë njerëz në rrjete sociale,” disa persona e kanë hequr grafikën e fundit me adresën e internetit të fushatës dhe i kanë shpërndarë klipet “me mendjen e tyre pa asnjë kontekst.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img