BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar deklarata për një sulm kibernetik botëror

E manipuluar deklarata për një sulm kibernetik botëror

Përdoruesit në rrjete sociale po pretendojnë se drejtuesi ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, ka planifikuar një sulm të madh kibernetik që do mbyllte sërish botën. Verifikimet tregojnë se njerëzit kanë rënë pre e mashtrimit nëpërmjet një klipi të manipuluar.

Në rrjete sociale po shpërndahet një video përmes së cilës, përdorues nga e gjithë bota, pretendojnë se drejtuesi ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, ka planifikuar një sulm të madh kibernetik.

‘Klaus Schwab fjalë për fjalë po na tregon se çfarë do të ndodhë më pas’, shkruhet në një postim në 12 janar të këtij viti i cili shoqërohet me një klip të shkurtër të Klaus Schwab. Në të njëjtën ditë, klipi u shfaq edhe në Twitter dhe Instagram me këtë përshkrim:

‘Këta njerëz duhet të arrestohen dhe të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare të krimeve. #klausschwab #WEF #worldeconomicforum’

I njëjti pretendim është ricikluar edhe muaj më vonë. Në 11 nëntor një përdorues i facebook në Shqipëri shkruan:

‘Se mos thoni që nuk jeni lajmëruar se cfarë do ndodhë me të dhënat tona personale, dhe mos thoni se ky nga e dinte, ky është “strategu”i organizimit të gjithshkaje kundra njerëzimit (lojtari i dukshëm)’

Verifikimet tregojnë se ky pretendim që nisi të qarkullonte gjerësisht në mediat sociale në fillim të vitit 2023, është, në fakt, një paralajmërim për botën që të mbrohet nga kriminelët kibernetikë.

Klipi që po qarkullon në rrjete sociale është i shkurtuar dhe nxjerrë nga konteksti. Drejtuesi i Forumit Ekonomik Botëror, në vend që të parashtrojë një plan të keq, në videon e pa censuruar ka paralajmëruar se çfarë mund të ndodhë nëse bota nuk e merr seriozisht sigurinë kibernetike. 

Në këtë kontekst, themeluesi i WEF po flet për sigurinë kibernetike si “një e mirë publike globale”. 

Fjalët e Schwab janë një thirrje për veprim për bizneset dhe organizatat globale që t’i marrin seriozisht kriminelët kibernetikë dhe të rrisin sigurinë kibernetike. Schwab thotë:

‘Ne të gjithë e dimë, por ende i kushtojmë vëmendje të pamjaftueshme skenarit të frikshëm të një sulmi kibernetik gjithëpërfshirës, i cili do të ndalonte plotësisht furnizimin me energji elektrike, transportin, shërbimet spitalore, shoqërinë tonë në tërësi. Kriza e COVID-19 në këtë aspekt do të shihej si një shqetësim i vogël në krahasim me një sulm të madh kibernetik.’

Ju mund të dëgjoni komentet e tij në këtë link.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img