.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëDizinformim me lajmin se donacionet e Komunitetit Mysliman për tërmetin në Turqi ndryshuan destinacion

Dizinformim me lajmin se donacionet e Komunitetit Mysliman për tërmetin në Turqi ndryshuan destinacion

Një artikull i medias turke TRT ka ngritur akuza drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar për shpërdorim të fondeve të mbledhura me qëllim ndihmën pwr të prekurit nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë në 6 Shkurt 2023. Lajmi më pas është shpërndarë edhe në mediat shqiptare online. Faktoje verifikoi se donacionet e mbledhura nga KMSH janë dhuruar në tre destinacione të ndrsyhme, asnjëri prej të cilëve nuk lidhet me pretendimin e ngritur nga media turke TRT.

Jona Plumbi

Fondet e mbledhura nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në ndihmë të viktimave të tërmetit të 6 shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë janë kthyer në polemikë nga mediat turke, që me ndihmën e disa mediave online shqiptare shpërndahen edhe në gjuhën shqipe.

Akuzat e ngritura Një artikull i publikuar në datën 19 Prill nga media turke TRT, me titull “Si FETO mashtroi donatorët dhe keqpërdori fondet e ndihmës ndaj tërmeteve në Shqipëri” pretendon se “Donacionet e mbledhura për viktimat e tërmetit nuk arritën kurrë tek marrësit e synuar, pasi ato u transferuan në selinë e FETO-s në Pensilvani.

*Imazh i artikullit te publikuar nga media turke TRT ku ngrihet akuza për donacionet e KMSH

Artikulli ngre pretendimin se fushata e nisur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar për të marrë donacione, arriti të mblidhte 13 milionë dollarë ndihma dhe jo 130,000 siç ka deklaruar ky komunitet në autoritetet shqiptare. Sipas medias turke, paratë e padeklaruara tek shteti shqiptar, janë transferuar në selinë qendrore tw FETO-s në Pensilvani. Sipas lajmit, Ministria e Financave në Shqipëri ka nisur një hetim mbi këto akuza.

Nisur nga ky lajm, Faktoje kontaktoi Komunitetin Mysliman Shqiptar për të kërkuar informacion lidhur me fushatën e dhurimeve dhe destinacionin përfundimtar të tyre.

Mbledhja e donacioneve

Komuniteti Mysliman Shqiptar mohoi akuzat e ngritura nga media turke duke deklaruar se nga thirrja për mbledhjen e donacioneve në të gjitha myftinitë e republikës së Shqipërisë janë mbledhur rreth 121.000€. Një kërkim në rrjet tregon se KMSH hapi tri llogari bankare në monedha të ndryshme (ALL, EUR, USD) në bankën Credins në Shqipëri për të grumbulluar donacionet.

*thirrja e publikuar nga KMSH per mbledhjen e donacioneve pas tërmetit në Turqi

Kjo tregon se donacionet janë mbledhur përmes llogarive bankare të hapura enkas për këtë rast. KMSH informoi Faktojen edhe për shumën e parave të mbledhura përmes këtyre llogarive e cila në mandatin përfundimtar bankar të cilin Faktoje e disponon, llogariten 13,788,637 lekë ose 120,973 euro.

Njëkohësisht, eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa sqaroi për Faktoje se Ministria e Financave nuk ka asnjë rol në mbikqyrjen e të ardhurave, për sa kohë llogaria bankare është e hapur në emër të KMSH dhe jo të shtetit shqiptar.

Dërgimi i të ardhurave

Përmes dokumentave bankare që Faktoje i ka parë, këto para janë dërguar në tre destinacione të ndryshme. Përkatësisht 18.310€ janë dërguar në Myftininë Iskenderun në Turqi në datën 23 mars 2023, përmes myftinisë së Shkodrës. Shuma prej 53.356€ është dërguar në llogarinë e Shtabit të Emergjencave Civile turke (AFAD) në 26 Prill 2023. Pjesa tjetër prej 50.200€ të tjera janë dërguar në Siri përmes ambasadës siriane në Pragë në datën 27 Prill 2023.

Dy transferta jane kryer nga llogaria bankare e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe një prej tyre nga llogaria bankare e Myftinisë në Shkodër.

Përfundim

Pretendimi i ngritur nga TRT dhe i shpërndarë copy paste  në disa media shqiptare, për 13 milionë euro të mbledhura nga Komuniteti Mysliman Shqiptar është një akuzë e pabazuar në ndonjë fakt apo dokument. Në anën tjetër, përmes dokumentave bankare që Faktoje verifikoi, rezulton se Komuniteti Mysliman Shqiptar mblodhi rreth 121 mijë euro për tërmetin në Turqi që më pas janë dhururar përmes tre transfertave bankare drejt shtetit turk dhe atij sirian.

Faktoje pyeti median turke TRT se ku i ka bazuar akuzat dhe jemi ne pritje te nje pergjigjeje.

*Ky shkrim është prodhuar si pjesë e iniciatiavës rajonale Qendra Kundër Dizinformiminit e Ballkanit Perëndimor

Redaktoi: Viola Keta & Aimona Vogli

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img