Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles nuk drejtohet nga ky balerin

Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles nuk drejtohet nga ky balerin

0
Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles nuk drejtohet nga ky balerin

Pretendimi: Kjo video tregon shefin e zjarrfikësve të Los Angeles

Verdikti: E pavërtetë

——————————————

Në rrjete sociale po qarkullon video e një balerini shoqëruar me pretendimin se ai është shefi i zjarrfikësve të qytetit të Los Angeles. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar fillimisht në Instagram më 3 janar 2025 nga llogaria yung_x_lois, i cili duket se është balerini në video.

Abonohu në newsletter

Merr lajmet më të fundit direkt në email.

Balerini në video quhet Kouadio Davis dhe kërcen me kompaninë amerikane të baletit Dance Theatre of Harlem në New York.

Ndërkohë, shefja e zjarrëfikësve të qytetit të Los Angeles, sipas faqes zyrtare të Departamentit të Zjarrfikësve, është Kristin M. Crowley.