Pretendimi: Futbollisti Cristiano Ronaldo ka veshur një bluzë që mban shkrimin: “Shikoni qiellin. Po na tymosin me avionë.”

Verdikti: Foto e manipuluar

————————————————————–

Mes shumë fushatave politike apo konfliktesh etnike, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po përdoret pa dijeninë e tij edhe nga grupet konspiracioniste. Në rrjet po qarkullon një foto e futbollistit portugez, i cili ka ngritur fanellën e tij sportive për të treguar shkrimin që mban bluza poshtë. Në të shkruhet, në spanjisht, “Shikoni qiellin. Po na tymosin me avionë.” 

Kjo i referohet teorisë konspirative të kemtrajleve (chemtrails), që pretendon se vazhdat që lënë pas avionët janë spërkatje me kimikate të urdhëruara nga disa “ata” misteriozë. Këto vazhda fajësohen për rritjen e sëmundjeve dhe shumë fenomene të tjera negative që ndodhin në tokë. 

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se foto e mësipërme është manipuluar. 

foton origjinale, të shkrepur në 2010, mbi bluzën e Ronaldos shkruhet “Madeira”

Foto nga kënde të ndryshme gjithashtu konfirmojnë se bluza që futbollisti mbante veshur mban shkrimin “Madeira”

Sipas CNN, në Shkurt 2010 Ronaldo tregoi mbishkrimin nën fanellë në formë homazhi ndaj viktimave të një vale përmbytjesh që kishin goditur ishullin e Madeira, ku futbollisti ka lindur dhe është rritur.

Që prej këtij momenti, foto e bluzës me mbishkrim është manipuluar me qindra herë për të përcjellë mesazhe të ndryshme dhe ekziston online dhe një shabllon i fotos ku ofrohet përkundrejt një pagese mininale shkrimi mbi bluzë sipas kërkesës së klientit.