BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë

Nxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë

Qendra “Faktoje”, e mbështetur për të katërtin vit radhazi nga National Endowment for Democracy (NED), po zbaton në 10 bashki të vendit projektin mbi promovimin e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë.

Ekipi i Faktojes, në bashkëpunim të ngushtë me gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, do të monitorojë premtimet e dhëna të kryebashkiakëve dhe zbatimin e ligjit të transparencës, të procesit të konsultimit në këto bashki.

Raportin e Monitorimit të mbajtjes së premtimeve të kryebashkiakëve dhe zbatimit te detyrimeve ligjore të transparencës dhe procesit të konsultimit publik nga bashkitë e gjeni: për vitin 2019-2020, për vitin 2021-2022 dhe 2022-2023.