BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëBusti i Asdrenit, muzeu i rakisë dhe pishina në Korçë, premtimet e pambajtura të bashkisë

Busti i Asdrenit, muzeu i rakisë dhe pishina në Korçë, premtimet e pambajtura të bashkisë

fushatën për zgjedhjet vendore që u mbajtën vitin e kaluar, pa garë mes partish, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo bëri një sërë premtimesh. Mes tyre përfshihej edhe rikonstruksioni i pishinës së qytetit  Korçë, ndërtimi i muzeut të rakisë në Boboshticë dhe restaurimi i lulishtes rreth bustit të Asdrenit  Drenovë, një premtim edhe i 5 viteve parë. “Faktojeshkoi në Korçë për të verifikuar nëse ishin përmbushur këto 3 premtime të kryebashkiakut Filo.


“Do të restaurojmë lulishten përreth bustit Asdreni në Drenovë”, shkruante në një postim në Facebook, kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo më 13 qershor 2015.

Busti i Asdrenit

“Faktoje”, në fillim të muajit shtator ishte në Korçë për të verifikuar premtimin e kryebashkiakut Filo në lidhje me restaurimin e lulishtes përreth bustit të Asdrenit në Drenovë.

Në vendin e tij të lindjes, Rilindasi, emri i plotë i të cilit është Aleksandër Stavre Drenova, ka jo vetëm bustin në lulishten e fshatit, por edhe varrin. Nga vëzhgimi në terren “Faktoje” nuk vërejti të ishte bërë ndonjë ndërhyrje për restaurimin e lulishtes. Këtë konfirmim e morëm edhe nga banorët e fshatit, të cilët thanë për Faktoje se nuk kanë parë të ndërhyet për rikonstruksion. Nga ana tjetër zona e rrethuar, e cila nuk mund të quhet lulishte, të paktën ishte e pastër.

Nga vëzhgimi në terren ky premtim rezulton i papërmbushur.

Në korrik të vitit 2019, pasi ishte rikonfirmuar në krye të Bashkisë Korçë, zoti Sotiraq Filo, gjatë një vizite në fshatin Boboshticë bashkë me kryeministrin Rama dhe ministren e Kulturës, zonjën Elva Margariti, prezantoi strukturën që do shndërrohej në Muzeun e Rakisë. Ngritja e këtij muzeu parashikohej të rriste numrin e turistëve në zonë.

“Ky është objekti që e kemi propozuar për Muzeun Kombëtar të Rakisë. Tani është jashtë funksionit dhe kemi bërë një para projekt për shndërrimin e tij në Muze të Rakisë. Besoj që falë këtij muzeu do kemi më shumë fluks vizitorësh.” – tha zoti Filo.

Objekti që do shndërrohej në Muzeun e Rakisë në Boboshticë

Më 21 janar 2020, “Faktoje”, përmes një kërkese për informacion pyeti në Bashkinë Korçë se kur do të niste puna për shndërrimin e objektit të premtuar në Muzeun e Rakisë në Boboshticë të Korçës.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Korçë

“Ndërtimi i Muzeut të Rakisë nuk ka një projekt ende” – iu komunikua “Faktojes” nga Bashkia Korçë më 29 janar 2020.
“Faktoje” shkoi në Boboshticë në shtator të vitit 2020. Ndërtesa që gjetëm në pamjen e jashtme është e njëjtë me ditën kur kryeministri Rama shkoi për ta parë. Ndërtesa aktualisht shërben si vend strehimi për të prekurit nga tërmeti i vitit të kaluar në Floq dhe si qendër shëndetësore.

Nga komunikimi me banorë dhe mjekun që shërbentenë të ashtuquajturën qendër shëndetësore, mësuam se kjo ndërtesë e kishte marrë këtë funksion prej më se një viti, duke dëshmuar se plani për ta kthyer në muze të rakisë nuk është rrugë mbarë.
Pishina e qytetit ishte një tjetër premtim që kryetari iBashkisë Korçë, Sotiraq Filo artikuloi gjatë fushatës elektorale vitit 2019.
…… Pishina e qytetit, zgjerimi i Parkut Olimpik dhe një qendër e madhe edukimi dhe trajnimi për teknologjitë e informacionit, janë disa nga projektet madhore bashkisë, kryeministri premtoi t’i mbeshtesë me financim për 4 vitet e ardhshme” – shkruante kryebashkiku Filo një postim rrjetin social Facebok 16 qershor 2019.

Faktoje”, kërkesën për informacion 21 janar 2020 pyeti edhe për premtimin lidhje me pishinën e qytetit.

Pishina e qytetit është projekt-ide” – thuhej përgjigjen e Bashkisë Korçë datës 29 janar 2020.

fillim shtatoritFaktojeishte Korçë dhe konkretisht vendin ku duhej ndërtohej pishina e qytetit, thuajse ngjitur me stadiuminSkënderbeu”.

Zona ku duhej të ndërtohej pishina në Korçë

Faktoje”, dërgoi sërish një kërkesë për informacion Bashkinë Korçë 30 tetor lidhur me premtimet për tre projektet e premtura.

Ndërtimi i Muzeut Rakisë Boboshticë nuk është prioritetet e Bashkisë. Ndërtimi i këtij muzeu do realizohet si rezultat i transformimit qendrës Boboshticës kuadër zbatimit nga qeveria programit “100 Fshatrat”. Programi “100 Fshatratpërfshin bashku me investimet agroturizëm, me mbështetjen e AZHBR, edhe shndërrimin e këtij fshati njohur për pemët shumëshekullore manit e për prodhimin tradicional rakisë, një pikë tërheqëse hartës turistike vendit. Restaurimi i lulishtes rreth bustit Asdrenit Drenovë nuk është planet afatshkurtra Bashkisë Korçë. Pishina e qytetit nuk është planet afatshkurtra Bashkisë Korçë” – thuhet përgjigjen e bashkisë datës 11 nëntor.

Faktojekonsultoi edhe buxhetet  viteve 2019 dhe 2020 Bashkisë Korçë, nga ku rezulton se nuk ka programe për investime për përmbushjen e trepremtimeve morëm verifikim.

Premtimet e kryetarit Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo lidhje me projektin për rehabilitimin e lulishtes përreth bustit Asdrenit, ndërtimin e Muzeut Rakisë Boboshticë dhe pishinën e qytetit, pas përgjigjeve zyrtare dhe vëzhgimit terren do t’i kategorizojmë sipremtime pambajtura”.

“Faktoje”, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Lexo dhe: Pallati i sportit dhe stadiumi në Korçë, premtimet e pambajtura dhe të “ricikluara” të kryebashkiakut Filo

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img