BallinaFaktometerE PavërtetëErvin Bushati: Shqipëria, vendi me më pak vdekje në Europë nga "Covid-19"

Ervin Bushati: Shqipëria, vendi me më pak vdekje në Europë nga “Covid-19”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekjeve se çdo vend në Europë. Bushati argumentoi se falë përgjegjësisë sociale të qeverisë, vendi e mirëmenaxhoi situatën. Sa e vërtetë është deklarata e deputetit Bushati dhe a po rrezikon Shqipëria të rikthehet nën masat shtrënguese si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me koronavirus?


Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një intervistë për emisionin “Byro Politike” në ABC News të mërkurën më 10 qershor, u shpreh se Shqipëria ka më pak vdekje se vendet e tjera në Europë.

Nga pandemia ne jemi vendi që ka pasur më pak tragjedi në Europë. Ne jemi shtet dhe kemi përgjegjësi sociale, deklaroi Bushati.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Ministrive të Shëndetësisë së vendeve në kontinentin e Europës, rezulton se vendi me më pak vdekje si në numër total dhe në raport me 1 milionë banorë, rezulton të jetë Sllovakia.


Vdekjet për 1 mlionë banorë në Europë si pasojë e “Covid-19”

Sllovakia, me një popullsi totale prej 5,459,505 banorë raporton në total 28 viktima ,si pasojë e “Covid-19”, deri në 10 qershor.


 Burimi: Worldmeter Coronavirus

Shqipëria nga ana tjetër, raporton 34 persona të vdekur nga koronavirusi, deri ne 10 qershor. Në raport me 1 milionë banorë, numri i personave që kanë humbur jetën është 11,81.


Vdekje për 1 milionë banorë në Europë

Shqipëria ndërkohë vijon të klasifikohet si një ndër vendet me numrin më të ulët të testeve për 1,000 banorë.

Shqipëria klasifikohet e parafundit, me 5,98 teste për 1,000 banorë, duke lënë pas vetëm Japoninë.

Hapja e kufijve të brendshëm tokësorë si dhe e gati 99 për qind të aktiviteteve në vend, po rikthen frikën e një vale të dytë të pandemisë. Vetëm 10 ditët e fundit, janë shënuar 300 raste të reja me koronavirusin Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri.


Ecuria ditore e rasteve të reja me”Covid-19” në Shqipëri

 

Lexo dhe: https://bit.ly/2YqdsRZ

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img